Një ndeshje futbolli bamirësie midis legjendave të futbollit dhe emrave të mëdhenj të së tashmes e luajtur në stadiumin e Inter Miami në SHBA, solli spektakël dhe shumë gola.
Plot 22 gola u shënuan në këtë sfidë bamirësie, ku u ndeshën “Skuadra Ronaldinjo” dhe “Skuadra Roberto Karlos”.
Nga legjendat në këtë pjesë lojtarë si Ronaldinjo, Roberto Karlos, Higuita, Klajvert, Kafu, Rivaldo, Trezege etj. ndërsa nga emrat e mëdhenj të futbollit të së tashmes ishin Dibala, Vinicius, Dejvis, Pogba etj.
Fituesi i këtij takimi u shpall “Skuadra Roberto Karlos” e cila triumfoi me shifrat 12-10.