“Spektakël i krijuar nga Zoti dhe tragjedi e injorancës në vendimmarrje”/ Ja çfarë mendon Rama për Shkodrën

Shkodra është një ndër mrekullitë e Shqipërisë. E rrethuar nga deti, alpet liqeni, kodra e lumenjtë, por edhe mikpritja dhe humori i saj është një destinacion turistik që shumë shtete do e kishin lakmi.

Një magji e krijuar nga Zoti, por që është dëmtuar shumë nga ata që morën vendimet jo të duhura. Këtë mendim ka dhe kryeministri Edi Rama.

“Shkodra është shëmbëlltyra më spektakolare e tragjedisë, e para, e historisë brutale dhe e dyta e tragjedisë së injorancës në vendimmarrje.

Sepse Shkodra nëse vazhdojmë i shkojmë asaj që Zoti e ka marrë e bërë ditën e diel Shqipërinë dhe e ka bërë për telha, unë mendoj se Shkodrën pasi ka fjetur pak në zheg, është çuar dhe ka bërë Shkodrën.

Është spektakël! Spektakël i magjisë së krijimit, por gjithësesi kemi dëmtuar, një pjesë aty ku kemi prekur, sidomos në vitet ’90-2000 edhe pak më tutje, por kemi shumë dhe e mira që shoh unë është që njerëzit kanë filluar ta ndjejnë, ta kuptojnë”, tha Rama dje në podcastin e tij ku kishte të ftuar Marjana Koçekun, sipërmarrësen e re që drejton agroturizmin “Neomalësorja”.

Me zgjedhjet e 14 majit, Partia Socialiste ka marrë drejtimin e këtij qyteti dhe kryeministri Rama ka premtuar se do ta transformojë.

Pas 32 vitesh, në krye të bashkisë së Shkodrës është një socialist, Benet Beci.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Todorov për Onkologjinë: E thjeshtë… Personi që ka akses në magazinë ka hyrë dhe ka marrë 5-6 kuti që kushtojnë mijëra euro

Story i radhës

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak zbulon se çfarë ndodhi në takimet e të enjtes në Bruksel

Të fundit nga