Specialja jep detaje për aktakuzat ndaj Thaҫit, Kuҫit dhe të tjerëve, ja kur do të paraqitën në gjykatë

December 6, 2024
1 minut lexim

Gjykata Speciale në një përgjigje për ‘Bota sot’ ka dhënë detaje rreth aktakuzës së konfirmuar ndaj Hashim Thaҫit, për të cilin thuhet se janë ngritur tri aktakuza, për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi; katërakuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës, dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Lexoni poashtu:

Flasin nga Specialja: Aktakuzë e re ndaj Thaҫit, Smakajt, Fazliu, Kilajt e Kuçit

Ndërsa për Hajredin Kuҫin, dy aktakuza për mosbindje ndaj gjykatës.

“Në aktakuzën e konfirmuar, kundër z. Thaçi janë ngritur tri akuza për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi; katërakuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës, dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.  Kundër z. Fazliu, z. Smakaj dhe z. Kilaj është ngritur nga një akuzë për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi, dhe një akuzë për mosbindje ndaj gjykatës. Kundër z. Kuçi janë ngritur dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës”, thuhet në këtë përgjigje.

Tutje, Specialja bën të ditur se kur do të paraqiten në gjykatë personat e lartë përmendur.

“Në përputhje me Rregulloren e Procedurës dhe të Provave të DHSK-së, seancat e paraqitjes së parë për katër nga të akuzuarit në këtë çështje gjyqësore -z. Thaçi, z. Smakaj, z. Fazliu dhe z. Kilaj – janë caktuar për të dielën, 8 dhjetor 2024, duke filluar nga ora 09:30, me paraqitjen e parë të z. Thaçi.  Seanca e paraqitjes së parë të Hajredin Kuçit është caktuar për të hënën, 9 dhjetor 2024, në orën 10:00. Seancat e paraqitjes së parë do të jenë publike dhe mund të ndiqen në gjuhët shqipe, anglishte ose serbishte përmes faqes së transmetimit në faqen e internetit të DHSK-së, me një vonesë prej 10 minutash, ose nga galeria për publikun në selinë e Gjykatës”, thuhet më tutje.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Interpelanca e BDI, Gashi: Është e drejtë demokratike

Story i radhës

Mandati i Olta Xhaçkës/ Reagon Kuvendi: Opinioni do të botohet nga Komisioni i Venecias, mbetet konfidencial deri sa…

Të fundit nga

ShkoLartë