Specialisti i trafikut zbulon sa gjobiten këmbësorët nëse shkelin rregullat e qarkullimit rrugor

July 25, 2023
1 minut lexim

Policia Rrugore ka nisur aplikimin e gjobave edhe për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Në nenin 188 të Kodit Rrugor, këmbësori i cili shkel rregullat e qarkullimit rrugor gjobitet nga 500 deri në 2 mijë lekë.

Gerhard Baka, specialist i trafikut rrugor tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se pavarësisht se gjobat parashikohen deri në 2 mijë lekë, policia ka zgjedhur që fillimisht të aplikojë gjoba deri në 1 mijë lekë, kjo edhe si një masë sensibilizuese.

“Është realisht e papranueshme që ne të bëhemi shkak dhe të shtojmë statistikat apo të humbim jetët për një formë vetëbesimi të tepruar, neglizhence, papërgjegjshmërie. Në momentin që ndëshkohesh, regjistrohesh nëpërmjet kartës së identitetit si kundravajtës dhe në momentin që ndëshkohesh, shkon bën likujdimin e vlerës administrative, sjell mandatin, merr kartën dhe vazhdon rrugën i lirë,” – u shpreh Baka.

Sipas INSTAT, këmbësorët janë të dytët për shkakun kryesor të aksidenteve rrugore. Në 16 % të rasteve aksidentet ndodhin për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorët.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ish-kryeministri izraelit, Olmert: Vendi është “në prag të luftës civile”

Story i radhës

Aloe Vera dhe Vaj Ulliri – Dy Kura të Thjeshta për Flokë që Shkëlqejnë

Të fundit nga

ShkoLartë