SPB Tetovë i reagon Kasamit: Veprojmë në kuadër të Ligjit

Pas deklaratës së Kasamit se policia e Tetovës po e saboton, me një komunikatë për media ka dalë Sektori për Punë të Brendshme i qytetit.

Thonë se të gjitha aktivitetet profesionale aktuale dhe të ardhshme i planifikojnë dhe realizojnë në kuadër të kompetencave të parapara me ligj dhe gjithmonë reagon pa përjashtim nëse konstaton mos respektim të rregullave ligjore ose shkelje, ndaj të gjithëve, pavarësisht nëse është person fizik apo juridik.

Në komunikatë SPB Tetovë po ashtu shkruan se në tre muajt e fundit, nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar dhe janar të këtij viti, janë përgatitur gjithsej 1100 parashtresa për parkim të gabuar, kryesisht në zonën qendrore të Tetovës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Treva e Rugovës vazhdon të diskriminohet me ligjet dhe vendimet arbitrare në dëm të interesave të mbi 16 mijë banorëve të kësaj zone..!?

Story i radhës

Nga 1 Marsi lirohen masat e udhëtimit në BE nga vendet jo anëtare

Të fundit nga