Treva e Rugovës vazhdon të diskriminohet me ligjet dhe vendimet arbitrare në dëm të interesave të mbi 16 mijë banorëve të kësaj zone..!?

Është e pabesueshme se si banorët autokton të trevës së Rugovës, që nga mbarimi i luftës, sidomos me ardhjen në pushtet të qeverive autokrate pas 17 shkurtit 2008, përveç se i janë lënë stihisë dhe injorimit total nga ana e pushtetit qendror, por edhe atij në Pejë, ajo dhe banorët e saj janë trajtuar sikur të mos ishte pjesë e Kosovës, e cila ka qenë krenaria e Kosovës dhe e kombit shqiptar me histori dhe tradita tepër të lashta kombëtare, etnike dhe kulturore!

Së pari, ishte qeveria e Hashim Thaçit, bashkë me opozitën ajo e cila e aprovoi Ligjin më diskriminues ndaj kësaj treve, siç ishte ai për formimin e “Parkut Kombëtar” (Ligji: 04/L-086- “Bjeshkët e Nemura”, 21.01. 2013), me të cilin do u konfiskohen pronat private të mbi 16 mijë banorëve autokton, akt të cilin në këto përmasë nuk e kishte bërë as regjimi komunist jugosllav, madje duke i fshirë nga ky ligj edhe 14 fshatrat e kësaj treve, të cilat sot e kësaj dite nuk figurojnë askund në hartën e këtij farë Parku imagjinar. Pra, nga Kuvendi i Kosovës është aprovuar ligji anti-popull, me të cilin 14 fshatrat fshihen nga faqja e dheut, një akt kriminal që sipas disave nuk është bërë pa qëllim, siç do të shihen më vonë tentimet ogurzeza të hartuesve të këtij ligji antikombëtar, sepse me këtë ligj banorëve të kësaj treve u janë marrë të gjitha të drejtat për punë, zhvillim dhe jetë të sigurt familjare duke ua bllokuar burimet për të gjallëruar, qoftë me blegtori, pylltari ose me turizëm. Madje me këtë ligj u ndalohet çdo lloj pune dhe zanati si dhe ndërtimi i shtëpive të reja në pronat e tyre private dhe mjerisht ky lloj diskriminimi vazhdon edhe sot ndaj këtyre banorëve..!?

Së dyti, ishte gënjeshtra që u është bërë banorëve të kësaj zone, kur Hashim Thaçi, asokohe kryeministër, i cili e vizitoi trevën e Rugovës (gusht 2016), meqë rast në fshatin Drelaj, i rrethuar nga burrat e Rugovës me shalla të bardha në kokë, të cilët edhe Hashimit ia lidhën shallin mbi kokë, do iu premton para kamerave televizive, se qeveria e tij do ta formojë komunën e Rugovës, por e cila kurrë nuk u formua, sepse aktet ligjore për themelimin e saj dikush i futi në sirtarë të ministrisë për qeverisjen lokale..!?

Image

Kufiri sipas Demarkacionit të fundit

Së treti, trevës së Rugovës me miratimin dhe ratifikimin e Ligjit (06/L-060) për demarkacionin me Malin e zi nga Kuvendi i Kosovës me 22 mars 2018, kësaj treve shekullore shqiptare do t’i merren mbi 8260 hektarë toka, të cilat pa fije dhimbjeje do t’i falën Malit të Zi. Pra, Kosovës dhe banorëve të kësaj zona do t’iu merren pronat private dhe kullosa të cilat ata i kanë poseduar dhe shfrytëzuar denbabaden për bagëti dhe mbijetesë, dhe, për këtë tradhti kombëtare aktorët të cilët nuk lanë gurë pa rrotulluar derisa e kaluan këtë ligj në Kuvend, siç ishte PDK-ja e H. Thaçit, LDK-ja e I. Mustafsë, më vonë edhe AAK-ja me R. Haradinajn, si dhe përkrahës tjerë të kësaj tradhtie, siç ishte ish kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës, akad. Hivzi Islami, Prof. Tomorr Çelaj, pastaj hartuesi i kësaj marrëveshjeje si dhe kryetar i Komisionit për demarkacionin, Murat Meha, etj., etj., sikur Kosova të kishte drejtësi të pavarur dhe kombëtare, këta do ishin sot pas grilave, pa asnjë dyshim..!?

Së katërti, në mënyrën më të pistë kësaj treve, në prill-maj 2019, një grup hajnash ordinerë në mënyrën më ç’njerëzore për përfitime personale dhe grupore tentuan që ta vendosin në hyrje të Grykës së Rugovës laurën (rampën), duke iu marrë gjithë qytetarëve që hyjnë dhe dalin për punë ose vizita në këtë trevë pitoreske, nga një (1) euro për të rritur dhe nga 50 cent për fëmijë, orvatje të cilën banorët e kësaj treve e penguan me protesta dhe bllokim të rrugës, nga të cilët madje disa banorë edhe u dënuan me gjobë parash për gjoja “pengim” të vendimeve të pushtetit, në vend se të dënoheshin me burg gjithë ata të cilët tentonin që trevën e Rugovës ta monopolizonin dhe shndërronin në çiflig dhe pronë të tyre personale, po sikur t’ua kishte lënë baba..!?

Image

Protesta

Së pesti, dhe më bizarja është mbyllja pa asnjë shkak me vendim të qeverive të mëparshme, por edhe qeverisë aktuale, si dhe ndalimi i punës së 5 sharrave për përpunimin e drurit, të cilat pronarët e tyre i kishin hapur me leje nga komuna në disa fshatra, si në Haxhaj, Drelaj, Koshutan, Shkrel dhe Riekë të Allagës, të cilat i kishin burim të vetëm për mbijetesë dhe mbajtje të familjeve të tyre.

Merreni me mend, njërit nga këta sharra-mbajtës (në Haxhaj), i cili i kishte të punësuar tre djemtë e vetë (nga 19 deri 28 vjet) në këtë punëtori, njëri magjistër i shkencave dhe dy tjerët me fakultet të kryer, pasi që më shumë se një vit ia kanë mbyllur punëtorinë-sharrën, pa asnjë shkak ligjor, tani më tre djemtë e tij janë detyruar nga vetë pushteti që ta marrin rrugën e emigrimit në shtetet e Perëndimit..!?

Image

Hashim Thaçi me rugovasit

Për mua, besoj dhe shumë atdhetarë tjerë, shtrohet pyetja hamletiane; kush pra po e nxitë ikjen e rinisë së Kosovës në gyrbet dhe rrugëve të botës perëndimore për një kafshatë bukë..!?

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Agresioni rus kundër Ukrainës dhe pasojat tek fëmijët

Story i radhës

SPB Tetovë i reagon Kasamit: Veprojmë në kuadër të Ligjit

Të fundit nga