Spasovski: Kemi vendosmëri për angazhim profesional në harmonizimin e legjislacionit tonë me atë evropian

October 31, 2022
min lexim

Ekziston vendosmëri dhe gatishmëri institucionale dhe politike për angazhim intensiv dhe profesional në harmonizimin e legjislacionit me legjislacionin evropian, tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në fjalimin e sotëm në panel-diskutimin me temën “Harmonizimi i legjislacionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut me standarde dhe rregullore evropiane nga Ministria e Punëve të Brendshme”, organizuar nga Kuvendi studentor dhe asociacioni i Universitetit të Evropës Juglindore.

Ministri Spasovski fjalimin e tij e filloi me retrospektivë të Kapittullit 24-drejtësi, liri dhe siguri, i cili është në kuadër të klasterit “Fundamente”, me të cilin praktikisht fillon por edhe mbaron procesi i negociatave, kurse nënkutpon përfshirjen e një numri të madh të institucioneve shtetërore, si koordinim i domosdoshëm dhe përgatije, por siç tha ministri Spasovski, prapseprap ky proces është në kompetencë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Kur flasim për harmonizimin e ligjeve vendore

“Kur flasim për harmonizimin e ligjeve vendore dhe për aktet nënligjore me ato të Unionit Evropian, konkretsisht në fushën e funksionimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, atëherë të jemi më preciz e të themi se bëhet fjalë për realizimin ose implementimin operativ të standardeve të Kapitullit 24- drejtësi, liri, siguri, nga skriningu aderues i procesit të UE-së, si fusha të politikës publike të cilat janë posaçërisht të rëndësishme për sovranitetitn e një shteti. Qëllimi kryesor i tyre është të sigurohet lëvizja e lirë e njerëzve, me garantimin e sigurisë së tyre”, tha ministri Spasovski, duke theksuar edhe 12 nënfushat të cilat janë imperativ për sigurinë e qytetarëve: azili, migracioni, kufijtë e jashtëm, politika e vizave, lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër tregtisë me drogë, terrorizmi, tregtia me njerëz, bashkëpunimi doganor, bashkëpunimi policor, bashkëpunimi gjyqësor me lëndë civile dhe penale si dhe falsifikimi i eurove.

Duke theksuar se standardet të cilat duhet të arrihen në këtë kapitull në pjesën më të madhe tanimë janë rregulluar me konventa të shumta të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut nga pavarësia e saj e deri më sot përmes ratifikimit të tyre tanimë i ka pranuar, përkatësisht i ka implementuar si pjesë e legjislacionit nacional, para së gjithash në fushat e luftës kundër krimit të organizuar, luftës kundër terrorizmit, tregtisë me njerëz, menaxhimin e integruar të kufijve dhe tjera,

Ai dha disa shembuj për këtë.

“Njëri nga shembujt më të mirë për atë se krijimi i mekanizmit të jashtëm për kontrollë ndaj punës për personat me autorizime policore dhe të policisë së burgjeve, bazat e të cilave ia arritëm ti vendosim dhe rezultatet e të cilave tanë më janë të dukshme në praktikë, si dhe zbatimi i Reformës imperative të shërbimeve të inteligjencës dhe vendosjen e sistemit të ri për përcjelljen e komunikimeve, të cilat gjithsesi rrjedhin nga Kapitulli 24”, theksoi ministri Spasovski, gjatë së cilës si shembuj për komunikim të mirë dhe partneritet me UE-në i ceki edhe përgatitjen e Ligjit për mbrojtje ndërkombëtare dhe të përkohshme me të cilin u realizua harmonizimi me legjoslacionin nacional me aktet më të reja të së drejtës me UE-në në fushat e azilit, si dhe ndryshimi i Ligjit për kontrollim kufitar, si dhe harmonizimi i të njëjtit me direktivat e UE-së për obligimet e transportuesve të ndajnë të dhënat për udhëtarët dhe evidencën e të dhënave për udhëtarët.

Në pjesën e luftës kundër krimit të organizuar serioz dhe terrorizmit, siç sqaroi ministri Spasovski, këtu janë edhe aktivitetet e shumta në nivel të harmonizimit të dokumenteve strategjike, planeve nacionale dhe aksionale si dhe projekte tjera si për shembull projekti për Trajtimin e krimeve serioze në Ballkanin Perëndimor i cili ka për qëllim përforcimin e kapaciteteve të agjencive për zbatimin e ligjit të kontrollit kufitar dhe të sigurohet përgjigje efikase dhe efektive ndaj kërcënimeve nga krimi i organizuar dhe serioz dhe parandalimi si dhe në kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm.

“Republika e Maqedonisë së Veriut në pjesën e luftës kundër terrorizmit, e solli Ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit-me qëllim harmonizim me Aquis evropiane, kurse Komisioni Nacional për Luftë Kundër Tregtisë me Njerëz përpiloi Strataegji Nacionale në bazë të rekomandimeve dhe praktikave të mira nga dokumente ndërkombëtare relevante, ndër të cilave: rekomandimet e dhëna nga ana e Këshillit të Evropës për Evulacion në implementimin e Konventës së Këshillit të Evropës “Aksioni kundër tregtisë me njerëz”, si dhe Strategjinë e UE-së në drejtim të çrrënjosjes së tregtisë me njerëz, si dhe të Direktivave dhe Rregullativave adekuate të cilat e rregullojnë materien të lidhur me luftën kundër tregtisë me njerëz”, theksoi ministri Spasovski.

Ai e potencoi përcaktimin institucional dhe politik si dhe gatishmërinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për angazhim institucional dhe profesional në harmonizimin e legjislacionit me legjislacionin evropian, me bindje të thellë për më shumë bazë të sigurt se i tërë ky proces, konkretisht Kapitulli 24 do të përfundojë me cilësi, posaçërisht tani në një hap deri në plotësimin e qëllimit të shumëpritur-anëtarësim i plotë në Unionin Evropian.

Në panel-diskutim, minsitrit Spasovski iu dorëzua plaketa për bashkëpunim dhe përkrahje nga ana e Kuvendit Studentor dhe Asociacionit të Universitetit të Evropës Juglindore, pas së cilës të pranishmit kishin mundësi për të parë laboratorët në kuadër të Fakultetit Juridik pranë UEJL-së, së bashku me inspektorë të forenzikës të Sektorit të Punëve të Brendshme-Tetovë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ledjana flet për lidhjen e dashurisë me djalin nga Kosova: ‘Jam shumë e lumtur’

Story i radhës

Paraqitet si e humbur një 18-vjeçare nga Shkupi

Të fundit nga

ShkoLartë