Spasovski: Janë arrestuar 7 nga 16 anëtarë të grupit kriminal të drogës që kanë kryer edhe vrasje

January 25, 2024
1 minut lexim
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, pas aksionit të sotëm policor në Gërvçc të Shkupit, tha sonte se janë arrestuar shtatë persona, gjashtë prej tyre në aksionin policor në Maqedoni dhe një në Spanjë. Grupi kriminal transportonte kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë dhe Maqedoni dhe kryente vrasje dhe hakmarrje, tha ministri.
Me mbështetjen e Europolit dhe në bashkëpunim me policinë e disa shteteve, sot është kryer aksion policor kundër personave të përfshirë në trafik droge dhe të përfshirë në vrasje, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në një konferencë për media, duke sqaruar, se veprimi është kryer në koordinim me Prokurorinë Publike.
Bëhet fjalë për një grup ndaj të cilit është zhvilluar një hetim shumëmujor, sipas të cilit dëshmitë nga nëntori 2019 deri në mars 2021 në territorin e Maqedonisë, 47-vjeçari Sh.M. nga Gërçeci, së bashku me tashmë të ndjerin O.B. dhe J.K. organizuan një grup kriminal që kryente vrasje dhe hakmarrje për shkak të favorizimit.

Burimi: alsat.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Tre vrasje dhe një tentativë për vrasje, kontrabandë me rreth 600 kilogramë kokainë nga Kolumbia, Brazili… – Spasovski zbulon skemën e krimit të grupit të Gërçecit

Story i radhës

Ishte dënuar për plagosje, nënkomisari i Durrësit u vetëvra në kushtet e depresionit

Të fundit nga

Dielli po ‘vret’ satelitët e Musk

Dielli ka filluar të shkatërrojë satelitët Starlink të Elon Musk, duke ngritur alarm midis shkencëtarëve. Ndërsa dielli arrin maksimumin e tij diellor, kulmin e ciklit të tij 11-vjeçar, po dëshmojmë një aktivitet
sqmken
ShkoLartë