ishte denuar per plagosje nenkomisari i durresit u vetevra ne kushtet e depresionit 65b2ad060a227

Ishte dënuar për plagosje, nënkomisari i Durrësit u vetëvra në kushtet e depresionit

January 25, 2024
1 minut lexim

Policia e Durrësit ka dalë me njoftim zyrtarë për ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e së enjtes ku nënkomisari Arben Pjeçi u vetëvra me armën e shërbimit brenda ambienteve të komisariatit.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se familjarët e nënkomisarit kishin njoftuar se kishin humbur kontaktet me njeriun e tyre. Pas veprimeve procedurale për kërkimin e tij, rreth orës 16:15, në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës është hapur me forcë zyra e oficerit Policisë Gjyqësore, Arben Pjeçi, i cili është gjetur i vetëvrarë, me armën e shërbimit.

Punonjësi i Policisë Arben Pjeçi, 57 vjeç është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kundërvajtjen penale “Plagosje e lehtë”, në bazë të nenit 89 të Kodit Penal. Vendimi i Gjykatës i formës së prerë ka filluar të ekzekutohet nga strukturat përgjegjëse të Shërbimit të Provës dhe Policisë së Shtetit.

“Punonjësi i Policisë, në kushtet e depresionit për penalitetet që sjell vendimi i dënimit të formës së prerë që e kushtëzonte në të ardhmen me ndërprerjen e marrëdhënies së punës me Policinë e Shtetit, është vetëvrarë me armën e shërbimit në ambientet e zyrës së punës, në Komisariatin e Policisë Durrës. Për këtë ngjarje është krijuar një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë. Për këtë ngjarje është njoftuar dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Në lidhje me rrethanat dhe për sqarimin përfundimtar të motivit, do të kemi njoftim shterues në përfundim të veprimeve hetimore paraprake”, bën me dije policia.

MARKETING

RENT A CAR

spasovski jane arrestuar 7 nga 16 anetare te grupit kriminal te droges qe kane kryer edhe vrasje 65b2ab61f3664
Story i mëparshëm

Spasovski: Janë arrestuar 7 nga 16 anëtarë të grupit kriminal të drogës që kanë kryer edhe vrasje

nga fillimi i karrieres te eksperiencat e jetes dhe hyrja ne big brother rrefehet si asnjehere me pare drini zeqo 65b2b04dd774a
Story i radhës

Nga fillimi i karrierës te eksperiencat e jetës dhe hyrja në Big Brother, rrëfehet si asnjëherë më parë Drini Zeqo

Të fundit nga

Gashi: Kisha nderin të pres delegacionin PABSEC

1 Shkup, 30 prill – Kryeparlamentari Gashi ka mbrëmë ka shtruar darkë solemne për delegacionin PABSEC. Njoftimi i plotë i Gashit: Pas një dite të frytshme me shumë diskutime konstruktive, pata kënaqësinë që
ShkoLartë