–Një nga qëllimet dhe prioritetet kyçe të shtetit është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe nëse të gjithë e dimë se kjo rrugë nuk ka alternativë, e nuk ka, pasi deri tani nuk është ofruar askund, atëherë është shumë qartë se duhet të punojmë dhe të bëjmë çmos që ta hapim atë rrugë, tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
“Izolimi i shtetit, posaçërisht izolimi, që vjen nga brenda është i papranueeshëm. Bisedohet me çdo deputet për shkak se tani përgjegjësia është e deputetëve, ata që i përfaqësojnë qytetarët. Mendoj se askush nuk ka të drejtë ta mbajë peng perspektivën e qytetarëve tanë”, tha Spasovski.
Ai potencoi edhe gjatë periudhës së ardhshme do të vazhdojnë përmes dialogut, përmes aktivitetit politik të kërkojnë mënyra që të miratohen ndryshimet kushtetuese, të cilat janë të domosdoshme që vendi ta vazhdojë procesin eurointegrues.
Ai porositi se është me rëndësi që politikanët duhet të jenë të mençur, të mos e shikojnë interesin e tyre personal, të mos shohin për politikë që do të jetë sot për nesër, por të shohin në mënyrë vizionare, të shohin përpara, të shohin pas 20, pas 30 viteve, kur, siç tha, të gjithë ne do të ishim pjesë e familjes evropiane.
I pyetur për koment për qëndrimin e liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari se me mosmiratimin e ndryshimeve kushtetuese, do të hapet kutia e Pandorës, tha se për këtë duhet të pyetet Taravari.
“Qëndrimi im është mjaftë i qartë. Do të thotë, perceptimet nuk mund të jenë më ndryshe se ato që i dëshiron shumica e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, e ato janë të lëvizim përpara fuqishëm drejt vlerave evropiane”, tha Spasovski.
Burimi: TV21