Spasovski: Arrestimi i “Gurit” jo për hakmarrje politike

July 20, 2023
1 minut lexim

Në aksion policor gjatë ditës së sotme u arrestuan biznesmenë, inspektorë dhe funksionarë politik, kurse në mesin e tyre ishte edhe Ismet Guri, ish-zëvendësdrejtori i Drejtorisë për të Hyra Publike në Shkup, i cili më herët për shkak se ishte pjesë e Grupit të zjarrit në BDI.

Guri po ashtu javën e kaluar u dënua me 3 vjet e gjysmë për keqpërdorime zgjedhore në rastin Titanik 3, kurse ministri Oliver Spasovski, sot u shpreh se aksioni i MPB-së dhe Prokurorisë nuk ka ndikuar për shkak se Guri është anëtar i Grupit të zjarrit.

“Nuk bëhet fjalë për hakmarrje politike, ne luftojmë krimin dhe korrupsionin. Në asnjë moment kjo nuk bazohet për shkak të përkatësisë fetare, etnike ose politike”, u ministri Spasovski.

Ndryshe, Guri dhe biri i tij janë në mesin e tre punëtorëve në DAP të cilët u arrestuan shkak të dëmtimit të buxhetit shtetërore për 840 mijë euro, ndërsa akuzohet për “shoqërim kriminal”, “keqpërdorim të pozitës zyrtare” dhe “fshehje të tatimit dhe larje parash”.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rreth 480 mijë euro subvencione shtesë për sektorin e bujqësisë në Gjilan

Story i radhës

Nuk ka të ndalur “hakmarrja” e Putinit, zbulohet lëvizja e radhës e presidentit rus

Të fundit nga

ShkoLartë