Spanjë – Shqipëri, gjithçka gati për ndeshjen në Barcelonë

March 25, 2022
1 minut lexim

Kombëtarja shqiptare ka përmbyllur këtë të premte përgatitjet për miqësoren e 26 marsit ndaj Spanjës.

Kuqezinjtë kanë mbërritur rreth orës 17:00 në stadiumin “RCDE” të Barcelonës për të zhvilluar seancën zyrtare stërvitore, ndërsa grupi është i plotë dhe nuk ka asnjë mungesë. Seanca ka zgjatur 1 orë dhe stafi teknik ka provuar më së shumti skema të ndryshme taktike, ndeshje kontrolli dhe pak ngarkesë fizike.

Tashmë pas pesë ditësh përgatitje intensive gjithçka është gati për miqësoren Spanjë-Shqipëri, që luhet më 26 mars duke filluar nga ora 19:45 në stadiumin “RCDE” të Spanjës.

Kujtojmë se kjo do të jetë ndeshja e parë miqësore mes këtyre dy përfaqësueseve, të cilat deri më tani kanë luajtur ndaj njëra-tjetrës shtatë sfida, të gjitha të vlefshme për kualifikueset e kampionateve europiane dhe botërore. Ndeshja e parë mes dy vendeve është luajtur më 3 dhjetor të vitit 1986 në stadiumin “Qemal Stafa” ndërsa e fundit më 6 tetor 2017.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ish-konkurrentja e “Përputhen” është bërë nënë?

Story i radhës

Hiqet ndalesa e mbajtjes së maskave në shkolla

Të fundit nga

ShkoLartë