Shtatë persona humbën jetën kur një autobus ra nga një urë në lumin Leres në veriperëndim të Spanjës, njoftuan sot shërbimet e urgjencës.
Dy persona, përfshirë shoferin, u plagosën pasi një autobus që udhëtonte nga Lugo në Vigo ra rreth 30 metra në një lumë me rrjedhje të shpejtë, raportoi BBC.
Gjatë kontrollit të drejtuesit të mjetit nuk janë konstatuar gjurmë alkooli apo lëndë narkotike, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit vijojnë.
Presidenti rajonal i rajonit spanjoll të Galicisë, Alfonso Rueda, tha se kushtet “shumë të këqija” të motit ishin një nga shkaqet e mundshme të aksidentit.
Burimi: GAZETA.MK