Depay mund të përfundojë në Turqi

Memphis Depay është rikthyer në Spanjë dhe ka nisur stërvitjen me Barcelonën. Holandezi ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë i gatshëm për katalanasit, megjithatë ai mund të largohet në merkaton e janarit.

Kontrata e tij me Barcelonën përfundon në verën e vitit 2023 dhe katalanasit nuk duan ta humbasin me parametra zero.

Për momentin i vetmi klubi që ishte i interesuar për të transferuar Depay dhe të paguajë për kartonin e tij në janar është Galatasaray.

Klubi turk dëshiron të transferojë një tjetër lojtar të madh, megjithatë Depay për momentin nuk e dëshiron një transferim te Galatasaray, pasi për të do të ishte një hap pas në karrierë.

Në rast se Depay nuk zgjedh transferimin e Galatasaray, atëherë sulmuesi mund të qëndrojë te Barcelona deri në fundin e sezonin dhe më pas të largohet me parametra zero në verë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shkrumbohet nga flakët një apartament në Kamzë

Story i radhës

​Spanjë: Rritet numri i viktimave të autobusit që ra në lumë

Të fundit nga