spanje evakuohen disa fshatra per shkak te zjarrit pyjor ne ishujt kanarie 64de286d12236

Spanjë, evakuohen disa fshatra për shkak të zjarrit pyjor në ishujt Kanarie

August 17, 2023
1 minut lexim

Në Tenerife, një nga ishujt në Kanarie në jugperëndim të Spanjës, pesë fshatra u evakuuan për shkak të zjarrit pyjor që kërcënoi vendbanimet, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të gazetës The Independent, thuhet se vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit në ishullin Tenerife dhe për evakuimin e të rrezikuarve.

“Zjarri ka dalë jashtë kontrollit. Pamja nuk duket shumë pozitive”, tha Fernando Clavijo, kreu i Administratës Autonome të Ishujve Kanarie, në një konferencë për media.

Clavijo tha se janë djegur 1.800 hektarë tokë dhe se në punimet e shuarjes morën pjesë më shumë se 200 personel dhe 13 avionë dhe helikopterë.

Njoftohet se fshatrat Arrate, Chivisaya, Media Montana, Ajafona dhe Las Lagunetas, ku kishte rrezik nga zjarri u evakuuan si masë paraprake, si dhe u mbyllën përkohësisht rrugët që të çojnë në malet në pjesët veriore të ishullit.





MARKETING

RENT A CAR

paguhen rrogat e punonjesve te nqp se nuk do te protestojne 64de277f0f45e
Story i mëparshëm

Paguhen rrogat e punonjësve të NQP-së, nuk do të protestojnë

be ja do hapa te tjere pas zvogelimit te pranise policore ne veri te kosoves 64de2b093c701
Story i radhës

BE-ja do hapa të tjerë pas zvogëlimit të pranisë policore në veri të Kosovës

Të fundit nga

ChatGPT dhe ekipet vetëvendosin norma sjelljeje

Një studim i fundit zbulon se ChatGPT dhe modelet e tjera të mëdha gjuhësore të bazuara në inteligjencën artificiale (AI) kanë aftësinë për vetëorganizim dhe nuk kanë nevojë për ndërhyrje njerëzore. Kur
ShkoLartë