Spanja sekuestron jahtin e aleatit të Putinit, kushtonte më shumë se 140 milionë dollarë

Spanja ka sekuestruar përkohësisht jahtin e një oligarku rus në Barcelonë, në vlerë prej 140 milionë dollarësh.

Dy burime i thanë Reuters se anija i përkiste kreut të konglomeratit shtetëror rus Rostec, një aleat i presidentit rus Vladimir Putin.

Superjahti 85 metra Valerie thuhet se i përket Sergei Chemezov, një ish oficeri i KGB-së që drejton Rostec, transmeton “Bota sot”.

“Sot ne sekuestruam një jaht që i përket një prej oligarkëve kryesorë,” tha kryeministri spanjoll Pedro Sanchez në televizionin La Sexta.

“Po flasim për një jaht që vlerësojmë se vlen 140 milionë dollarë”.

Faqja e monitorimit Marine Traffic tha se jahte të lidhura me dy oligarkë të tjerë që nuk janë sanksionuar ende janë ankoruar pranë Barcelonës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Disa fakte psikologjike me të cilat mund ta njihni veten më mirë

Story i radhës

Zbulohet ditari sekret i Enver Hoxhës: Haxhi Lleshi e teproi me lidhjen intime me sekretaren! Ka marrëdhënie seksuale edhe me…!

Të fundit nga