spanja dhe portugalia kandidatura e perbashket europiane per boterorin 2030 62011c1df3a08

Spanja dhe Portugalia, kandidatura e përbashkët europiane për Botërorin 2030

February 7, 2022
1 minut lexim

Po afrohet momenti i zgjedhjes së vendit organizator të Kupës së Botës 2030.

Aleksander Ceferin, president i UEFA-s, u kërkoi 55 federatave anëtare që të ketë vetëm një kandidaturë europiane. Në fakt, përpjekjet e bëra nga Luis Rubiales dhe Fernando Gomes, presidentë të federatave të Spanjës dhe Portugalisë, me sa duket po konkretizohen me shpalljen e një kandidature të përbashkët, pasi Anglia dhe Irlanda janë tërhequr dhe po mendojnë për organizimin e Euro 2028.

Kandidatura e Spanjës dhe Portugalisë mbetet opsioni i vetëm i UEFA-s për organizimin e Botërorit 2030. Me këtë lëvizje sigurohet mbështetja e 55 federatave evropiane, diçka që Aleksander Ceferin e ka bërë të qartë në raste të ndryshme: “Ne duhet të kemi një kandidaturë dhe mbështetja do të jetë totale”.

Përveç mbështetjes europiane, edhe federatat arabe e kanë miratuar “ofertën” iberike, falë organizimit të Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite.

Si krerët e shteteve ashtu edhe qeveritë e Spanjës dhe Portugalisë kanë treguar mbështetje absolute për projektin dhe e shohin atë si një mundësi të madhe për të dy vendet, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë sportiv dhe social.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

cili profesion ju shkon me shume sipas shenjes suaj 62011c1c14c58
Story i mëparshëm

Cili profesion ju shkon më shumë, sipas shenjës suaj

d183d0bcd0b5d182d0bdd0b8d187d0bad0b0 d0b0d0bad186d0b8d198d0b0 d0b2d0be d181d0bad0bed0bfd198d0b5 d0bfd0bed181d0b2d0b5d182d0b5d0bdd0b0 62011d442b265
Story i radhës

Уметничка акција во Скопје, посветена на лицата со Даунов синдром

Të fundit nga

Çelmeta: E meritoi!

Roland Çelmeta, menaxher futbolli tha se Egnatia e meritoi kampionatin këtë vit, sepse ka luajtur shumë mirë. Roland Çelmeta, tha: “Egnatia e meritoi, por unë kundërshtoi formulën, sepse ka qenë një ekip

PS merr 61% të votave të diasporës

1 javë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është mbyllur procesi i numërimit të votave për subjektet politike për zgjedhësit nga jashtë Shqipërisë. Në
ShkoLartë