spanja dergon nje spital fushor dhe punonjes shendetesore ne turkiye 63e23ca3287e5

Spanja dërgon një spital fushor dhe punonjës shëndetësorë në Türkiye

February 7, 2023
1 minut lexim

Spanja do të dërgojë një spital fushor dhe punonjës shëndetësorë në Türkiye pas tërmeteve shkatërruese që goditën pjesët jugore të vendit të hënën, raporton Anadolu.

Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares ka bërë të ditur se spitali fushor START në Türkiye do të shërbejë për të ndihmuar të lënduarit nga tërmeti.

“Do të dërgojmë profesionistë nga sistemi kombëtar shëndetësor”, tha Albares.

Ai shtoi se Spanja do të kontribuojë në përpjekjet e Shoqatave të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe dhe do të aktivizojë marrëveshjet emergjente me organizatat joqeveritare në Siri.

Të paktën 3.432 persona humbën jetën dhe 21.103 të tjerë u plagosën në tërmetet që goditën pjesët jugore të Türkiye-s të hënën.

Në Siri, të paktën 1.602 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur.





MARKETING

RENT A CAR

pas turqise termeti godet edhe greqine ja magnituda dhe ku ishte epiqendra 63e238e3e2265
Story i mëparshëm

Pas Turqisë, tërmeti godet edhe Greqinë – ja magnituda dhe ku ishte epiqendra

nisin hetimet per vdekjen e 20 vjecares ne qkuk 63e23e8a9c0b2
Story i radhës

Nisin hetimet për vdekjen e 20-vjeçares në QKUK

Të fundit nga

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në

Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet mbajtura, Partia Demokratike shënoi
ShkoLartë