Napoli humbi mundësinë të merrte në dorë komandën e Seria A, dhe t’i rimerrte Milanit vendin e parë. Në përballjen me Cagliarin në javën e 26-të të kampionatit, nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1, ku skuadra e Luciano Spallettit iu fal golit të Osimhen 3 minuta nga fundi i takimit.
Pas ndeshjes për “DAZN”, tekniku i napoletanëve, ka theksuar se Cagliari në këtë përballe meritonte më shumë, dhe se skuadra e tij duhet të jetë e kënaqur me pikën që mori.
“Për ne ishte një ndeshje e ndërlikuar, Cagliari meritonte diçka më shumë. Ne meritonim diçka më pak. Nuk e morëm kurrë komandën e lojës, ndonëse kishim zotërimin e topit.
Duhet të jemi të kënaqur me pikën e marrë, pasi ndodh diçka e tillë pas ndeshjeve të Europa League. Duhet të bëjmë diçka më shumë, ta përdorim cilësinë që kemi, ndryshe duhet të luajmë jo sipas karakteristikave që kemi.
Asnjë ekip i kreut nuk ka fituar? Tani në ndeshjet e fundit do të jetë e vështirë të shkosh dhe të luash në fushat ku luajnë ekipit që duan të mos bien nga Serie A. Në dhjetor janë organizuar disa skuadra, janë përforcuar. Kanë marrë lojtarë të rinj dhe u kanë dhënë tjetër motivim ekipeve”, tha Spalletti mes të tjerash.