SPAK shkund themelet e qeverisë, GJKKO kërkon hetim edhe për Ilir Beqajn

August 17, 2023
min lexim

GJKKO i kërkon SPAK të nisë hetimet edhe për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqjan dhe ish-ministrin e Financve, Shkëlqim Cani, në lidhje me koncesionin e sterilizimit.

Vendimi për koncesionin e sterilizimit është dhënë që në qershor, thanë burime të gazetares Anila Hoxha, por SPAK i ka dërguar për ekzekutim një ditë më parë.

Gjykata Antikorrupsion i ka thënë SPAK që duhet të vijë edhe me 6 masa të tjera, mes tyre edhe për ish ministrin Ilir Beqja. Por SPAK, nuk ka dorëzuar ende një mase të dytë, thanë burime shumë të sigurta gazetares Anila Hoxha.

Për herë të parë gjykata urdhëron ILDKPI që të marrë masa e të shpallë të pavlefshme kontratën e sterilizimit sepse sipas gjykatës është ndërmarrë në konflikt të hapur interesi, përderisa Rrapaj ka njohje me Rrjepaj dhe Beqajn.

Kjo kërkesë e GJKKO-së ndaj Prokurorisë së Posaçme erdhi pak orë pasi vendosi masën “arrest me burg” për ish zv. ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj i akuzuar për shpërdorim detyre dhe Ilir Rrapajn i akuzuar për “mashtrim me pasoja të rënda” për koncesionin e sterilizimit.

Aktualisht ish-ministri Shkëlqim Cani ndodhet në SPAK këtë të enjte.

Zyrtarë të tjerë të përfshirë janë Marsela Seriani dhe Saimir Kadiu të cilët u lanë në “arrest shtëpie” për shpërdorim detyre. Kurse për Arben Gjatën, Naile Abazin, Gent Burazerin dhe Pertref Mersinin  u vendos masa “detyrim paraqitje” për shpërdorim detyre.

Në lidhje me këtë çështje, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, u paraqit në SPAK disa javë më parë, pasi koncesioni u dha gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.

Gjithashtu më herët në SPAK dha dëshminë e saj ish-ministrja e Financave, Anila Denaj dhe  ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, tashmë i arrestuar.

Kujtojmë se në muajin qershor, SPAK tërhoqi dokumentet e sterilizimit dhe chekup në spitalet e vendit, lidhur me shërbimet që kryejnë, sasitë dhe pagesat e bëra për koncesionaret që kanë fituar tenderin.

Hetimet e SPAK që zgjasin prej dy vite e gjysmë konstatojnë se koncesioni është dhënë në kundërshtim me ligjin.

Dosja e sterilizimit u kallëzua gjatë vitit 2019 nga “Nisma Thurje”, e cila theksoi se kontrata e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale e Partneritetit Publik Privat, firmosur në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja dhe kompanisë koncensionare “Sani Srevice” po i shkaktonte shtetit dëm ekonomik.

Një auditim i KLSh-së ka konstatuar se pajisje me vlerë gati 107 milionë lekë të blera nga qeveria shqiptare iu dhuruan koncesionarit pa pagesë dhe pa asnjë parashikim në kontratë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zyrtarët ushtarakë të Iranit dhe Arabisë Saudite takohen për herë të parë pas normalizimit të marrëdhënieve

Story i radhës

Tre Veprime Të Përditshme Që Rrisin Rrezikun E Diabetit

Të fundit nga

ShkoLartë