spak para proves se madhe analisti duhet produkt nga gjyqet e politikaneve 69f0470fab2ad

“SPAK para provës së madhe”, Analisti: Duhet produkt nga gjyqet e politikanëve

April 28, 2026
1 minut lexim

Analisti Ervis Iljazaj, tha në emisionin NOW koha e “goditjeve spektakolare” të drejtësisë duhet t’ia lërë vendin rezultateve konkrete gjyqësore, për të shmangur perceptimin e proceseve si lojëra politike.

Iljazaj tha se SPAK ka hyrë tashmë në fazën më kritike të ekzistencës së tij. Sipas analistit, suksesi i institucionit nuk matet më me dosjet e hapura apo frazat e bujshme që rrjedhin në media, por me konkluzionet e gjykatave.

“Këto janë procese të cilat kanë nevojë për një konkluzion. Nëse hetimet dhe paraburgimet përfundojnë pa një rezultat, atëherë kemi të bëjmë me një ‘flluskë sapuni’ dhe lojëra politike, jo me procese gjyqësore,” u shpreh Iljazaj.

Ai nënvizoi se produkti është i domosdoshëm për të ruajtur reputacionin e SPAK-ut dhe GJKKO-së, pasi zvarritja e gjyqeve dëmton besueshmërinë e drejtësisë.

Provë ishin goditjet spektakolare, dosjet, frazat që kanë dalë nga dosjet, po tani jemi te prova më e rëndësishme. Këto janë procese të cilat kanë nevojë për një konkluzion, kanë nevojë për gjyqe, kanë nevojë për përfundime. Nuk mund të vazhdojnë kështu gjithë kohës të zvarriten, apo ku di unë se çfarë.

Sigurisht që është një provë e rëndësishme për SPAK-un se si do të përfundojnë këto gjykime, çfarë vendime do të merren, a do të kenë sukses apo jo. Sepse, në qoftë se pastaj të gjitha këto hetimet, akuzat, paraburgimet e të tjerë, përfundojnë të gjitha në një “flluskë sapuni”, pa një rezultat apo pa një konkluzion, atëherë këtu pastaj janë bërë lojëra politike, nuk janë bërë procese gjyqësore.

Në qoftë se vërtet nuk ka një produkt nga këto gjyqe të politikanëve të rëndësishëm në Shqipëri, atëherë këtu pastaj kanë qenë thjesht instrumente dhe gjyqe politike, që unë nuk i besoj, të drejtën me thënë, por le ta shohim. Janë realisht një provë e rëndësishme të gjitha gjyqet ndaj politikanëve të rëndësishëm”, tha Iljazaj.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vazhdon seanca per presidentin palet mbeten te ndara 69f046aaa7607
Lajmi i mëparshëm

Vazhdon seanca për presidentin, palët mbeten të ndara

rina balaj zbulon daten e publikimit te kenges se re 69f048c2a41a0
Lajmi i radhës

Rina Balaj zbulon datën e publikimit të këngës së re

Të fundit nga

Protesta në Tiranë shënon ditën e 93-të

Protestues dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur sërish sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 93-të të tubimit të tyre të vazhdueshëm kundër politikave të qeverisë. Tubimi nisi fillimisht në sheshin

Penko” hap dyert për nxënësit nga Çairi

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani ka njoftuar se është arritur marrëveshje për pranimin në klasë të parë të nxënësve nga Çairi të cilët kanë vendbanim në afërsi të objektit të Shkollës Fillore
ShkoLartë