Spaho: Alibeaj kontingjent i Ramës, po bën me arrogancë lojën e Bashës e të Kryeministrit

min lexim

Deputeti Edmond Spaho, është shprehur se Edi Rama po përpiqet që të mbajë ndezur zjarrin brenda opozitës pasi frikësohet nga rikthimi i opozitës e cila do të përplaset me qeverinë.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Spaho tha se Enkelejd Alibeaj është kontingjent i Edi Ramës ndërsa shtoi se ai po bën edhe lojën e këtij të fundit dhe të Lulzim Bashës.

Edmond Spaho: Opozita ka humbur shumë. 25 prilli ishte koncentrimi i gabimeve që ka bërë opozita. Gjatë kësaj kohe në tentativë për të korrigjuar, jemi të detyruar të merremi me veten tonë. kemi arritur të fundi i procesit. Pas Kuvendit të 30 prillit do të zgjidhen organet drejtuese të PD dhe ne do t’I kthehemi rolit dhe funksionit që ka opozita, të përplaset me qeverinë. Të mbrojë interesat e qytetarëve.

Kjo është ajo që po frikëson Edi Ramën dhe po përpiqet që të mbajë zjarrin brenda opozitës. Për këtë qëllim po përdoren edhe kontingjente brenda opozitës, ku njëri prej tyre është Enkelejd Alibeaj. Po bën lojën e  Lulzim Bashës dhe Edi Ramës dhe po e bën me arrogancë.

Spaho tha se opozita nuk do i shërbejë si ombrellë Edi Ramës,q ë ky i fundit të marrë edhe institucionin e presidentit.  

Edmond Spaho: PD sot kryetar të saj ka Komisionin e Rithemelimit. Grupi parlamentar është një pjesë shumë e rëndësishme e PD-së, por nuk është vendimarrëse. Grupi parlamentar është një pjesë shumë e rëndësishme e PD po nuk është vendimarrës. Partia mund të autorizojë, persona të tjerë, dhe jo kryetarin e grupit parlamentar për të shkuar për të negociuar nëse do ishte e nevojshme. Marrja e atributeve të tilla, pa t’i dhënë njeri dhe përcaktimi i qëndrimeve  se si do të veprohet është bërë në mënyrë arrogante dhe në shërbim të Edi Ramës.

Ne nuk duhet të shërbejmë ombrellë e Edi Ramës që do di japë atij dhe presidentin e republikës. Rama do një figurë të presidentit që ta bëjë zhele, siç e ka bërë zhele dhe institucionin e qeverisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

E rëndë: Burri nga Vushtrria i jep fund jetës duke u varur në pemë

Story i radhës

Brukseli dhe Washingtoni duhet të marrin në shqyrtim pozitën anti-evropiane të Aleksandër Vuçiq!

Të fundit nga