spacex do te kryeje 52 fluturime ne hapesire ne 2022 61f81fe4d9b85

SpaceX do të kryejë 52 fluturime në hapësirë në 2022

January 31, 2022
1 minut lexim

Kompania e fluturimeve hapësinore SpaceX ka planifikuar të lançojë 52 fluturime në 2022. Nëse do të realizohet do të ishte numri më i lartë i fluturimeve nga kompania në një vit ndërsa rekordi në fuqi mbetet 31 fluturime.

Statistika e pritur u bë publike në një takim virtual të NASA dhe panelit të sigurisë hapësinore pranë agjencisë.

SpaceX, kompania e themeluar prej Elon Musk, është partneri më i madh i NASA për fluturimet e njerëzve në hapësirë. Kompania është përgjegjëse për dërgimin e astronautëve dhe ngarkesave të ndryshme në orbitë.

Aktualisht po zhvillon gjeneratën e re të raketave fluturuese quajtur Starship me shpresën se do të dërgojë njerëz në Hënë për programin Artemis në NASA.

Megjithatë SpaceX ka konsumatorë të tjerë përveç NASA dhe në mënyrë të vazhdueshme lëshon satelitë në hapësirë për kompania, konsumatorë dhe shtete të tjera. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

i moren 10 mije euro te shpallurit ne kerkim per te mos e arrestuar pranga dy policeve ne durres 61f81baaa15df
Story i mëparshëm

I morën 10 mijë euro të shpallurit në kërkim për të mos e arrestuar, pranga dy policëve në Durrës

pak fjale me shume te verteta 61f827d8b3fbd
Story i radhës

Pak fjalë me shumë të vërteta

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë