Gareth Southgate mori përgjegjësinë për poshtërimin 4-0 të Anglisë nga Hungaria në Ligën e Kombeve.
“Rezultatet janë përgjegjësia ime. Unë duhet të mbroj lojtarët.
Ata kanë qenë të jashtëzakonshëm në sjelljen e tyre, ata nuk janë ndalur kurrë”, ka theksuar trajneri anglez, duke shtuar se u dha hapësirë disa lojtarëve të rinj.
Tashmë pas katër ndeshjeve të luajtura në qershor Anglia gjendet në vendin e fundit të tabelë, në një grup ku pos Hungarisë janë edhe Italia e Gjermania.
Nga shtatori Anglia do të zhvillojë edhe dy ndeshje..