Me Fondin e Teknologjisë SCV III, South Central Ventures, fondi lider VC në rajon me zyra në Lubjanë, Zagreb, Beograd dhe Shkup, do të rrisë financimin me 70 milionë euro.
Këtij fondi janë bashkuar investitorët institucionalë dhe privatë si Fondi Evropian i Investimit (EIF) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD.)
Falë fondit prej 70 milionë eurosh, South Central Ventures do të vazhdojë të investojë në startupet teknologjike në fazat e hershme në Ballkanin Perëndimor. Tatjana Zabasu Mikuz, Managing Partner në South Central Ventures tha se ky është një evoluim i strategjisë së kompanisë.
“South Central Ventures ka investuar në afro 30 kompani në fazat e para në mbarë rajonin dhe kemi vënë re një shtim të kompanive nga kjo pjesë e botës. Me fondin e ri synojnë të investojmë në teknologji të së ardhmes, kompani me prezencë të fortë në Ballkan por me fokus dhe ambicie ndërkombëtare duke i ndihmuar të shtrihen globalisht. Investimet tona të suksesshme në të kaluarën na afirmojnë besimin se kemi zgjedhur rrugën e duhur gjë që na konfirmon edhe mbështetja e investitorëve tanë në disa fonde të ndryshme.”
Me më shumë se 15 vite eksperiencë, Tatjana Zabasu Mikuz është një investitore VC e përfshirë në mëse 30 investime teknologjike në mesin e tyre Cognism dhe InPlayer në Maqedoninë e Veriut. Vetë SCV ka dhënë një kontribut në formësimin e ekosistemit të teknologjisë në rajon dhe është një prej fondeve që ka tërhequr më së shumti vëmendjen e investitorëve Evropianë.
Standarde të larta morale dhe etika si dhe kriteret cilësore në procesin e investimit kanë qenë pjesë e rrugëtimit të SCV dhe parakusht për bashkëpunim afat gjatë.
“Përshpejtimi i tranzicionit të dixhitalizimit është një prioritet i madh për EBRD dhe SCV ka qenë një partner me vlerë në zhvillimin e ekosistemit të inovacionit në Evropën Juglindore. Jemi të lumtur të bëhemi pjesë e një fondi të ri dhe shpresojmë së bashku të ndërtojmë biznese të mëdha teknologjike në rajon,” tha Drejtor i Asociuar i Fondit të Kapitalit Privat dhe Sipërmarrës në EBRD Michael Parry.
South Central Ventures, fondi lider i investimit në rajon, operon në katër zyra në Lubjanë, Zagreb, Beograd dhe Shkup me një ekip me eksperiencë si menaxherë investimesh. Së fundi ekipit i është bashkuar një sipërmarrës me eksperiencë si partner në Beograd. “Sektori i teknologjisë ka një mundësi që në mënyrë thelbësore ta transformojë rajonin tonë dhe për sukses global kemi nevojë për më shumë startupe lokale. Me pozicionin unik, South Central Ventures mund të bëhet një katalizator ndryshimi, dhe për këtë vendosa ti bashkohem. Dua të transferoj përvojën time 20 vjeçare në industrinë e softuerit dhe pasionin për sipërmarrjen në këtë rrugëtim të ri.”
South Central Ventures investon në startupet e fazave të hershme që kanë zhvilluar një produkt dhe kanë nevojë për financim për zhvillim dhe rritje të shpejtë. Investimet fillojnë nga 500 mijë euro deri në 5 milionë euro për kompani përgjatë ciklit të tyre të financimit.
South Central Ventures ka marrë gjithashtu një pasaportë marketingu vullnetare në mbarë BE-në, e cila është ofruar sipas Rregullores së Fondit Evropian të Kapitalit të Sipërmarrjes (EuVECA) për fondin e kualifikuar menaxherët në Bashkimin Evropian. Ndër të tjera, në praktikë kjo do të thotë që fondi duhet plotësojë kërkesat në lidhje me portofolin e investimeve dhe teknikat e investimit, si dhe kriteret e cilësisë në menaxhimin e aseteve, përfshirë faktorë mjedisorë, sociale dhe të qeverisjes mjedisin (faktorët ESG).