Mbretëria e Bashkuar paralajmëron Poloninë: Mund të jeni objektivi i radhës i Rusisë

Mbretëria e Bashkuar ka paralajmëruar Poloninë se dërgimi i avionëve luftarakë në Ukrainë mund t’i vendosë ata në “vijën e drejtpërdrejtë të zjarrit” nga Rusia.

Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace deklaroi se ndërkohë që Mbretëria e Bashkuar do të “mbështesë” një zgjedhje polake për të furnizuar Ukrainën me avionë luftarakë, vendi duhet të jetë i vetëdijshëm për paralajmërimin e Rusisë për “hakmarrje”.

Lajmi vjen një ditë pasi ambasadorja e SHBA-së në NATO, Julianne Smith deklaroi se zyrtarët amerikanë po diskutojnë me qeverinë polake potencialin që Polonia të dërgojë avionë luftarakë të epokës sovjetike MiG-29 në mbështetje të Ukrainës. Smith theksoi se ky është një “vendim sovran” për Poloninë.

“Polonia kufizohet me një numër vendesh si Bjellorusia, që është një pjesëmarrëse aktive në luftë me Rusinë. Dhe Polonia duhet të kuptojë se vendimet e saj jo vetëm që po ndihmojnë drejtpërdrejt Ukrainën, por gjithashtu mund ta shpjerë vendin në vijën e drejtpërdrejtë të zjarrit nga vende si Rusia apo Bjellorusia”, tha Wallace.

Ai shtoi se nuk i takonte atij që të “merrte me mend” zgjedhjen e Polonisë, duke theksuar se ka një “përgjegjësi vërtet të madhe mbi supet e Presidentit të Polonisë dhe ministrit të mbrojtjes”.

“Më takon mua si anëtare e NATO-s të them se do të mbështesim Poloninë dhe çfarëdo zgjedhjeje që ajo të bëjë”, përfundoi Wallace.

Deri më tani, NATO ka mbetur e vendosur në mosgatishmërinë e saj për t’u përfshirë drejtpërdrejt në konflikt përtej mbështetjes së rezistencës së Ukrainës ndaj një pushtimi që po vret civilë të pafajshëm, ndërsa zyrtarët amerikanë e kanë bërë të qartë se  trupat amerikane nuk do të angazhohen ne luftime direkte  me forcat ruse.

Të dyja palët të premten u shprehën gjithashtu kundër thirrjeve për krijimin e një zone ndalim-fluturimi në Ukrainë, duke paralajmëruar se kjo mund të çojë në një “luftë të plotë në Evropë”, dhe duke thënë se ata po bëjnë gjithçka që munden për të  ndihmuar Ukrainën të mbrohet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Leonardo DiCaprio dhuron dhjetë milionë dollarë për ushtrinë ukrainase

Story i radhës

South Central Ventures jep një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e ekosistemit të startupeve në Evropën Juglindore

Të fundit nga