Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Talir 2”

min lexim

Aktvendimi për rastin “Talir” do të publikohet sot në orën 12:30, njoftoi dje pasdite gjykatësja Daniella Aleksovska Stojanovska, e cila e udhëheq këtë lëndë, pas fjalëve përfundimtare të të akuzuarit të dytë Kirill Bozhinovski, ish-sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së dhe i Qeverisë, me çka përfundoi debati kryesor për lëndën.

“Pas përfundimit të debatit kryesor Këshilli do të këshillohet, ndërsa publikimi i aktvendimit caktohet për më 8 qershor në orën 12:30. Kjo është bërë e ditur para të pranishmëve dhe konsiderohen si të njoftuar”, tha Aleksovska Stojanovska.

Në rastin “Talir 2” të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është në arratisje, dhe ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Kiril Bozhinovski. Fajtorët akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, me ç’rast  kanë mundësuar personi juridik “Beton” SHA Shkup, ta ndërtojë selinë e partisë politike VMRO-DPMNE, në kohën kur firma ka pasur marrëveshje për furnizime publike me organe shtetërore dhe institucione publike ose ndërmarrje, në kundërshtim me Ligjin për parti politike, Ligjin për financim të partive politike dhe Ligjin për marrëdhëniet e detyrimeve. Përfaqësues i akuzës është prokurori publik Lubomir Lale.

Story i mëparshëm

A do shkoje në shtrat me një kriminel nëse kështu do zhduket prostitucioni?

Story i radhës

Valmir Aziri tërhiqet nga gara për kryetar dege të BDI-së Tetovë

Të fundit nga