sot protestojne punonjesit e gjashte ministrive dhe te entit shteteror te statistikave ne rmv 678622a0d77e4

Sot protestojnë punonjësit e gjashtë ministrive dhe të Entit Shtetëror të Statistikave në RMV

January 14, 2025
min lexim

Shkup, 14 janar – Sot nga ora 11:00 deri në 11:30 punonjësit e disa ministrive si dhe të Entit Shtetëror të Statistikave do të protestojnë për shkak se nuk është aprovuar rritja e shtesave në paga prej 30 përqind. Protesta pritet të zgjasë gjysmë ore para ndërtesave të ministrive, transmeton Portalb.mk.

Sipas Trpe Deanoski, kryetar i Sindikatës së punëtorëve të administratës së organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve, në protestë pritet të marrin pjesë punonjësit e Ministrisë së Kulturës; Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor; Çështjeve Evropiane; Transformimit Digjital; Transportit dhe Lidhjeve.lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=212&loc=https%3A%2F%2Fwww.tetovasot.com%2F2025%2F01%2Fsot protestojne punonjesit e gjashte ministrive dhe te entit shteteror te statistikave ne rmv%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.tetovasot

“Deri tani janë gjashtë ministri që do të dalin në protestë, si dhe punonjësit e Entit Shtetëror të Statistikave. Kërkesat tona janë nënshkrimi i një marrëveshjeje kolektive, me të cilën punonjësit do të kenë rritje shtesë të pagave 30 përqind”, tha Deanoski në një deklaratë për MIA.

Pas njoftimeve të tilla, Qeveria bëri të ditur se nuk kanë marrë një kërkesë të tillë nga sindikatat, por edhe se një rritje prej 30% në këtë moment është përtej mundësive të buxhetit.

Ministri i Administratës Publike Goran Minçev pas shpalljes së protestës nëse nuk pranohet kërkesa për shtesa të pagave prej 30 përqind, ka deklaruar se protesta është e drejtë demokratike. Në një intervistë për TV 24, ai ka thënë se kjo çështje duhet të diskutohet me disa ministri, në radhë të parë me atë të Financave, për mundësi shtesë të mjeteve në buxhetin e shtetit që do të mundësojnë atë 30 përqind.lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=215&loc=https%3A%2F%2Fwww.tetovasot.com%2F2025%2F01%2Fsot protestojne punonjesit e gjashte ministrive dhe te entit shteteror te statistikave ne rmv%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.tetovasot

“Mendoj se kjo shumë është shumë e madhe. Fakt është se pagat në administratë janë të ulëta, por ka dy opsione – marrëveshje kolektive për të gjithë, por edhe marrëveshje kolektive individuale për secilin institucion veç e veç”, tha Minçev.

Dy ditë më parë në protestë dolën edhe punonjësit të Avokaturës Shtetërore të cilët kërkojnë nënshkrimin e një marrëveshjeje kolektive që parashikon rritje shtesë të pagave me 30 për qind.

Nga Avokatura Shtetërore thanë se të gjitha prokuroritë në vend janë në grevë dhe se kjo do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave.

Ndërkohë edhe të punësuarit e Avokaturës së Shtetit kanë hyrë në grevë nga 8 janari, të cilët kanë kërkuar nënshkrimin e marrëveshjes kolektive e cila do të përfshijë rritje shtesë të pagave prej 30 përqind.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

bdi mashtrimi i vlen it me 10000 euro per cdo qytetar manipulimi me i madh ne historine politike shqiptare 678621e7c1551
Story i mëparshëm

BDI: Mashtrimi i VLEN-it me 10,000 euro për çdo qytetar – Manipulimi më i madh në historinë politike shqiptare

moti i keq 11 fshatra mbeten te bllokuar ne pogradec te tjere pa energji 678627885df95
Story i radhës

Moti i keq/ 11 fshatra mbeten të bllokuar në Pogradec, të tjerë pa energji

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë