sot protestohet ne shkup per katershen e uck se 6aa91a3675c8a

Sot protestohet në Shkup për katërshen e UÇK-së

September 15, 2026
1 minut lexim
uck

Forumi Rinor Shqiptar ka njoftuar se sot do të organizojë një aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, në prag të verdiktit përfundimtar.

Sipas njoftimit, aktiviteti do të mbahet në Sheshin “Skënderbej” në Shkup, duke nisur nga ora 18:00.

Njoftimi i plotë:

LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!

Forumi Rinor Shqiptar organizon aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ndodhen në Hagë, në prag të verdiktit përfundimtar.

Nesër ftojmë të gjithë shqiptarët të mblidhemi për ti dhënë një mesazh gjykatës se ata të cilët u vunë në shërbim të lirisë nën emblemën e UÇK-së nuk ka gjykatë që i gjykon sepse UÇK-ja është e pastërt.Nga Shkupi do të përcjellim zërin tonë të fuqishëm të solidaritetit dhe mbështetjes.

UÇK-ja është pjesë e historisë dhe lirisë së shqiptarëve.

Luftëtarët e lirisë meritojnë vetëm drejtësi.

Të gjithë bashkë për drejtësi. Të gjithë bashkë për çlirimtarët!

Sheshi “Skënderbej” – Shkup

ora 18:00

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qytetaret e maqedonise deri ne fund te vitit do te kene dy fundjava te zgjatura 6aa918e164359
Lajmi i mëparshëm

Qytetarët e Maqedonisë deri në fund të vitit do të kenë dy fundjava të zgjatura

Të fundit nga

ShkoLartë