Qytetarët e Maqedonisë së Veriut deri në fund të vitit do të kenë edhe disa ditë jo pune, ndërsa tetori sjell gjithashtu mundësinë për dy fundjava të zgjatura.
Dita e Kryengritjes Popullore – 11 tetori, bie të dielën këtë vit. ndërsa sipas rregullave për festat, dita pasardhëse, e hëna, 12 tetor, do të jetë ditë jo pune, gjë që do t’u japë qytetarëve një fundjavë të zgjatur.
Vetëm njëmbëdhjetë ditë më vonë, vjen një tjetër mundësi për një festë tre-ditore. Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase – 23 tetori, bie të premten këtë vit.
Kjo do të thotë që fundjava nga 23 deri më 25 tetor do të zgjatet për të gjithë qytetarët.
Deri në fund të vitit 2026, 8 dhjetori, e marta, është gjithashtu një ditë jo pune për të gjithë qytetarët, kur festohet festa “Shën Klementi i Ohrit”.
Për qytetarët e besimit katolik, 1 nëntori – Dita e Gjithë Shenjtorëve, e cila bie të dielën këtë vit, si dhe 25 dhjetori, e premtja – dita e parë e Krishtlindjeve, janë gjithashtu ditë jo pune.
Burimi: alfax.mk


