Ora e vendimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë po afron.
Kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri te shpallja e vendimit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa vëmendja në Kosovë është përqendruar te zhvillimet në Gjykatën Speciale.
Në prag të këtij momenti të rëndësishëm, drejt Hagës janë nisur deputetët e PDK-së, Eliza Hoxha dhe Mërgim Lushtaku, si dhe ish-deputeti Nait Hasani.
Të gjithë sytë do të jenë të drejtuar nga Haga.
Burimi: botasot.info


