Ukraina nuk do të hapë korridoret humanitare për civilët e bllokuar sot për shkak të rrezikut në rrugë.
Në një postim në rrjetet sociale, zëvendëskryeministrja e vendit Iryna Vereshchuk shkroi: Për shkak të rrezikut në rrugë sot, 22 Prill, nuk do të ketë korridore humanitare, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.
“Për të gjithë ata që presin të evakuohen: jini të durueshëm, ju lutemi duroni!”
Korridoret e mëparshme të evakuimit, të cilat kanë pasur nivele të ndryshme suksesi, kanë lejuar njerëzit të dalin nga zonat e rrezikshme dhe kanë sjellë ndihma humanitare.
Javën e kaluar, të dhënat e lëshuara nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin treguan se rreth shtatë milionë njerëz tani ishin të zhvendosur brenda vendit në Ukrainë për shkak të luftës.
Miliona të tjerë kanë ikur në vendet fqinje.