SPB Shkup njofton se për shkak të mbajtjes së protestave, sot me fillim nga ora 14.00, Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në udhëkryqin ndërmjet bulevardit “Nikolla Karev” dhe rrugën ”Prohor Pçinjski” në Shkup.
Gjithashtu, me fillim nga ora 16:00, për shkak të mbajtjes së marshit protestues, Njësiti për siguri në trafikun rrugor në SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit.
SPB Shkup apelon deri te të gjithë qytetarët t’i respektojnë urdhrat të cilat vijnë nga pjesëtarët e policisë, thuhet në kumtesën e MPB-së.
Burimi: TV KLAN