Sot në Shkup do të protestohet për rastin e vdekjes së Rexhail Qerimit

Sot (04.02.2022) në ora 13:30 në Shkup – sheshi “Skënderbeu” do të kërkohet drejtësi për rastin “Alfa”, konkretisht do të organizohet marsh protestues tashmë për të ndjerin Rexhail Qerimi i cili akuzohej në rastin “Alfa”.

Marshi protestues do të fillojë në sheshin “Skënderbeu” dhe pritet të përfundojë para zyrës së Bashkimit Europian.

“Të dashur bashkatdhetarë, ju njoftojmë se me datë 04.02.2022, të premten në ora 13:30 do të mblidhemi në sheshin “Skënderbeu” ku do ta fillojmë marshin në nder të Rexhail Qerimit dhe do të kërkojmë hetim ndërkombëtar në zyrat e BE-së për vdekjen e dyshimtë”, shkruan vëllai i të ndjerit, Jetulla Qerimi.

Ai u bën thirrje të gjithë shqiptarve që t’i bashkëngjiten protestës për të kërkuar hetime ndërkombëtare edhe për të gjitha rastet tjera të montuara politike.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të energjisë elektrike sot

Story i radhës

ВИДЕО | Стојчевски: Кога идејата е добра, лесно се преминува од фриленсери до сопствен бизнис

Të fundit nga