sot ne kumanove mbahet tubim ne mbeshtetje te vuciqit reagime politike per ndikimin serb 6a1161908d8ac

Sot në Kumanovë mbahet tubim në mbështetje të Vuçiqit, reagime politike për ndikimin serb

May 23, 2026
1 minut lexim
protesta vucici perkrahje nga maqedonia 1

Në Kumanovë sot mbahet një tubim i organizuar nga shoqata “Paqe, Harmoni, Stabilitet”, në mbështetje të presidentit të Serbia, Aleksandar Vuçiq.

Tubimi do të mbahet para Konsullatës së Serbisë në orën 12:00, ndërsa slogani “Serbia fiton” ka nxitur reagime politike dhe qytetare, përcjell INA.

LSDM e lidhi tubimin me ndikimin e “Botës Serbe”, duke paralajmëruar për ndërhyrje politike nga jashtë. Një akuzë të tillë e ka bërë edhe BDI, duke akuzuar partinë VLEN. Por kjo e fundit akuzoi se pikërisht gjatë qeverisjes së BDI u shtri bota serbe përmes projektit “Open Balkan”.

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se nuk mbështet përzierje të politikave të huaja në vend.

Nga Komuna e Kumanovës thanë se nuk është dorëzuar kërkesë zyrtare për përdorimin e hapësirave publike, ndërsa kryetari Maksim Dimitrievski nuk do të marrë pjesë.(INA)

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

siljanovska davkova siguria eshte ne nivelin me te larte nuk ka baze logjike per spiunazh 6a10d4edd6a6f
Lajmi i mëparshëm

Siljanovska-Davkova: Siguria është në nivelin më të lartë, nuk ka bazë logjike për spiunazh

Të fundit nga

ShkoLartë