Sot në ditën e tretë, Kuvendi do të diskutojë për përmbajtjen e kornizës së propozimit francez.

July 16, 2022
1 minut lexim

Diskutimi në dy ditët e fundit u zhvillua në një atmosferë të tensionuar. Opozita bëri zhurmë gjatë fjalimeve të deputetëve të shumicës qeverisëse, si dhe pati edhe konflikte verbale dhe akuza të ndërsjella mes deputetëve të pushtetit dhe opozitës.

Sipas listës së deputetëve të regjistruar, të drejtën e fjalës kanë edhe tre të tjerë, pas së cilës Kuvendi do të duhet të vendosë për përmbajtjen e Propozimit dhe kornizën negociuese për negociatat për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE-në.

Opozita VMRO-DPMNE dhe Levica kërkojnë refuzimin e këtij propozimi, i cili, sipas tyre, sjell asimilim të drejtpërdrejtë të popullit maqedonas, shantazh dhe pengim shumëvjeçar të procesit të integrimit evropian nga ana e Bullgarisë.

Për dallim prej tyre, kampi qeverisës siguron se korniza negociuese ofron paprekshmëri të identitetit dhe gjuhës maqedonase dhe fillimin e negociatave për anëtarësim të plotë në BE.

Edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski nga foltorja e Kuvendit në ditën e parë të seancës njoftoi se me këtë propozim gjuha maqedonase qartësohet si e vetmja gjuhë e njohur dhe e pranuar për Bashkimin Evropian dhe se nuk del nga linjat e kuqe.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zbulohet fakti interesant! Nuk duhet të pini kurrë ujë duke qëndruar në këmbë

Story i radhës

Tuchel u jep përgjigje klubeve të interesuara për Armando Brojën

Të fundit nga

ShkoLartë