Ditën e sotme vendi do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Shqiptar, moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.
Mjegulla dhe mjegullina e mëngjesit përgjatë luginave të lumenjve do të bëhet përsëri e pranishme. Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje e veriperëndim ndërsa përgjatë bregdetit deri mesatare në mesditë.
Ndërsa valëzimi në dete i forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 4 deri në 18 °C , në zonat e ulëta 4 deri në 23 °C dhe në zonat bregdetare 10 deri në 24°C.