Sot mbillen pemë në Prishtinë për të shënuar Ditën Botërore të Mjedisit

5 qershori shënon Ditën Botërore të Mjedisit.

Kjo ditë është caktuar për të inkurajuar ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit natyror.

Shënimi i kësaj dite ka për qëllim që t’ua rikujtojnë njerëzve se nuk duhet ndotur mjedisi, ajri dhe nuk duhet ndodhur shpyllëzimi.

E në Prishtinë, kjo ditë do të shënohet sot, dy ditë më herët me disa aktivitete.

Komiteti Olimpik i Kosovës do ta shënojë këtë ditë duke mbjellë “Pemën Olimpike”.

Gjithashtu, edhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama do të mbjellin pemë tek shkallët e Arbërisë në Prishtinë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Presidenti Zelensky thotë se 20% e Ukrainës është nën kontrollin rus

Story i radhës

307 raste aktive me COVID-19 në Shqipëri

Të fundit nga