Sot mbahet turneu përkujtimor “Rama-Domi”

November 22, 2022
1 minut lexim

Komuna e Prishtinës konkretisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport do ta organizojë turneun përkujtimor për legjendat e futbollit, Favzi Rama dhe Faton Domi, të cilët humbën jetën pas një aksidenti me veturë në fshatin Volljakë të Klinës, më 22 nëntor të vitit 1987.

Turneu do të organizohet sot (22 nëntor) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ky turne nis në ora 19:30 dhe pjesëmarrëse krahas Prishtinës janë edhe Llapi, Flamurtari dhe Dukagjini.

Ndeshjet do të zgjasin nga 45 minuta.

Ky turne për herë të parë u organizua në vitet e 90-ta, duke iu falënderuar veprimtarit të madh Arbon Desku, atëkohë kryetar i KF Dukagjinit të Klinës, pastaj edhe nënkryetar i KF Prishtinës në vitet më të vështira.

Domi dhe Rama me vite të tëra kanë luajtur për Prishtinën, sidomos në elitën e futbollit ish-jugosllav.

Në vitin 1987 Rama u transferua te Liria teksa Domi te Vëllaznimi.

Favzi Rama ka bërë karrierë edhe në Turqi te skuadra Eskiserhispor.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Mbledhja e Komisionit për Ekonomi mbahet me dyer të mbyllura

Story i radhës

Moti i keq me shtrëngata dhe rrebeshe/ ARRSH tregon akset rrugore të pakalueshme: Tregoni kujdes dhe ulni shpejtësinë

Të fundit nga

ShkoLartë