Sot kryesisht mot me diell, ja kur pritet të destabilizohet moti në Maqedoni

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Nga orët e pasdites vranësira do të rritet dhe në disa vende do të ketë paraqitje të shiut, të bubullimave dhe erës së përforcuar. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 16 deri në 22 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët të ndryshueshme. Nga orët e pasdites do të ketë kushte për jostabilitet me paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm, bubullimave dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të bie deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 21 gradë Celsius.

Deri kah mesi i javës së ardhshme moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, deri të martën në orët e pasdites, ndërsa të mërkurën kryesisht paradite do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima.

Në disa vende proceset do të jenë më intensive në formë të motit të keq. Nga dita e mërkurë do të nisë të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar që fillimisht do t’i ulë temperaturat e ditës për disa gradë, ndërsa më freskët do të jetë edhe të enjten dhe të premten në mëngjes.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Lajm i keq për Milanin, Ibrahimoviq lëndohet sërish

Story i radhës

Disa vende fillojnë evakuimin e shtetasve të tyre nga Sudani

Të fundit nga