Sot homazhet për Vangjel Kojën

October 2, 2024
1 minut lexim

Sporti dhe volejbolli shqiptar humbën një prej personaliteteve më të mëdha, Vangjel Kojën, i ndarë nga jeta në moshë 91-vjeçare.

Trajneri legjendar i sportit të rrjetës, i njohur si “babai” i volejbollit shqiptar, për dekada me radhë ishte mësuesi për breza të tërë lojtarësh dhe trajnerësh, duke çuar këtë sport në nivelet më të larta në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare me rezultatet e jashtëzakonshme që u arritën nga puna e tij.

Në kohën kur Koja ishte drejtues i Dinamos, ekipi ka fituar plot 23 tituj kampion dhe 17 Kupa nga viti 1965 deri në vitin 1990. Federata Shqiptare e Volejbollit ka organizuar homazhet në nder të profesorit dhe Mjeshtrit të Madh, Vangjel Kojës.

Homazhet do të zhvillohen sot nga ora 11:00 deri në orën 13:00 në “Pallatin e Kongreseve” në Tiranë. Më pas shoqëruar nga familjarët, miqtë dhe të afërmit, ikona e volejbollit shqiptar do të përcillet për në banesën e fundit pranë varrezave të Tufinës në kryeqytet.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Taravari thotë se nuk ka kërcënuar askënd: Në ditë kam 200-300 telefonata, 500-700 porosi

Story i radhës

Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin “Xhafaj”/ Holta Zaçaj i kthen përgjigje Kuvendit

Të fundit nga

ShkoLartë