Sot 30 vjet më parë

January 31, 2022
min lexim

Sot përkujtojmë një ngjarje të rëndë që ndodhi tredhjet vite më parë. Ngjarje që tronditi civilizimin botëror. Serbia jo vetë që mbylli shkollat shqiptarëve të Kosovës por vrau prindërit që kishin lëshuar shtëpitë e tyre për shkolla. Policia kriminele e një shteti kriminel tentoj të kidnapoj nxënësit shqiptarë në këto shtëpi. Që këta nxënës të zhdukeshin dhe para bote kishin planin e gatshëm. (Shqiptaret nuk po bashkëpunojnë më shtetin dhe grupe kriminele tani për tani të pa njohura kanë kidnapuar fëmijët).

Kështu do të zhvillohej dhuna dhe reprezaljet në emër të kërkimit të nxënësve të zhdukur. Këtë projekt e penguan Dëshmoret e Shkollës Shqipe në Uçë. Ata bënë gjoksin e tyre barrikadë para tytave të armikut. Mbrojtën fëmijët, mbrojtën shkollën shqipe, mbajtën besën shqiptare për të mbrojtur fëmijët që i kishin pranuar në shtëpitë e tyre. Mbrojtën arsimin shqip në Kosovë dhe civilizimin evropian pjesë e të cilit ishte kultura jonë e lashtë dhe cilësitë civilizuese të kombit shqiptarë.

Ky akt i sakrificës për vlera humane dhe patriotike kumbojë çdo kund në botën e civilizuar e në veçanti në qendrën e civilizimit botërorë në SHBA. Kësaj radhe sakrifica për shkollën shqipe shpërfaqi edhe shumë masakra tjera që ishin bërë për të mos lejuar hapjen e shkollës shqipe në trojet shqiptare e ne veçanti në Kosovë. Me mbylljen e shkollave shqipe Serbia-Rusia kishin arrite që të asimilojnë shqiptaret që nga ura e Drinës e deri në kufijtë e atëhershëm të Kosovës. Asimilimi i fundit kishte ndodhë pas vitit 1946 në Sanxhak, Rozhajë, Peshter, Beranë, Plavë, Guci, Hot, GrudëAzhanicë etj.

Për të ndalë këtë valë luftë të pa shembull në Botë që po ushtrohej tani në Kosovë u sakrifikuan Dëshmoret: Muharrem Osman Hysenaj, Bajram Sadik Hoxhaj dhe Hasan Ejup Hysenaj, me 31 Janar 1992. Autoblinda që kërcënonte qytetaret që kishin dal atë ditë në rrugë ishte e rrethuar dhe dukej më e pa fuqishme. Për të trimëruar ata që ishin brenda në autoblindë dhe stacionin e policisë në Rakosh sillej edhe një helikopterë mbi këtë popullatë sa humane aq heroike, frikën e tyre e kishin vrarë krismat që u ndeshën në gjokset e këtyre heronjve. Tre pellgje gjaku dhe pjesë të trupit të dëshmorëve mbi shkurre shkurre tregonin për mllefin shovinist dhe antinjerëzor të Serbisë. Masa e grumbulluar ishte pengesë që këta kriminel të pastronin vendin e krimit. Në kodër të Rakoshit policia kriminale serbe po ushtronin dhunë të pa parë ndaj çdo udhëtari që po kalonte rrugës edhe pse nuk kishin lidhje më këtë ngjarje. Komandanti kriminel Zharko Zariq zgërdhihej duke përcjellë dhunë mbi njerëzit e pa fajshëm dhe të pa armatosur që kalonin rrugën Mitrovicë Pejë dhe anasjelltas.

Këtë komandant Gjykata e Kosovës nuk e gjeti fajtor edhe pse ky ishte komandanti që kishte urdhëruar Vrasjen e Hajriz Metaj nga Kërrrnina, kryetar i këshillit të informimit të LDK nëndega në Rakosh, Tre dëshmoret e Shkollës shqipe në Uçë kishte plagosur edhe Asllanin dhe Imeri, kishte arrestuar Agimin dhe e mbanin pengë deri në fund të aktit kriminal. Ky kriminel kishte komanduar masakrën e lagjes Imeraj. Një punë e pa lodhur dhe profesionale e shkollave tona, nxjerrja e eksperteve të fushave të ndryshme, shkollimi i përkushtuar i brezave të reja do ta arsyetonte sakrificën e Dëshmorëve të Shkollës Shqipe në Uçë.

Lavdi për jetë e mote.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Policia në aksion, mbyllen katër lokale në Kumanovë

Story i radhës

Vazhdojnë protestat në Otavë kundër vaksinimit të detyrueshëm

Të fundit nga

ChatGPT është jashtë funksioni

ChatGPT nuk po funksionon për shumë përdorues në këto momente që shkruajmë. Raportime të shumta janë shfaqur në rrjetet sociale ndërsa edhe ne mund të konfirmojmë se chatboti hapet por nuk është
ShkoLartë