sot 104 vjet marredhenie diplomatike shqiperi shba 6a685f6f1979b

​Sot 104 vjet marrëdhënie diplomatike Shqipëri-SHBA

July 28, 2026
1 minut lexim

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot 104-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-SHBA u vendosën më 28 korrik 1922, pak muaj pas përfundimit të Konferencës së Paqes në Paris, ku presidenti amerikan Woodrow Wilson mbështeti të drejtën e shqiptarëve për të ruajtur integritetin territorial të vendit.

Këto marrëdhënie u ndërprenë për 52 vjet, gjatë pushtimit italian dhe më pas regjimit komunist, për t’u rivendosur më 15 mars 1991, pas rrëzimit të sistemit komunist dhe fillimit të tranzicionit demokratik në Shqipëri.

Ambasadori i parë amerikan në Tiranë ishte Ulysses Grant Smith, i cili nisi misionin diplomatik më 4 dhjetor 1922. Pas rivendosjes së marrëdhënieve në vitin 1991, William Edwin Ryerson u emërua ambasadori i parë i SHBA-së në Shqipëri.

Ndërkaq, ambasadori i parë shqiptar në Uashington ishte Faik Konica, i emëruar në këtë detyrë në vitin 1929 nga Mbreti Ahmet Zogu. Konica konsiderohet një prej figurave më të rëndësishme të diplomacisë dhe kulturës shqiptare, duke luajtur rol të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve.

Zyrtari i parë i lartë amerikan që vizitoi Shqipërinë pas rivendosjes së marrëdhënieve ishte sekretari amerikan i Shtetit, James Baker, më 21 qershor 1991. Vizita e tij në Tiranë u prit nga qindra mijëra qytetarë dhe mbetet një nga ngjarjet më simbolike të fillimit të epokës së re në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara që vizitoi Shqipërinë ishte George W. Bush, më 10 qershor 2007. Vizita e tij u konsiderua historike dhe konfirmoi partneritetin strategjik mes dy vendeve, ndërsa Shqipëria po përgatitej për anëtarësimin në NATO, që u realizua në vitin 2009.

Gjatë më shumë se një shekulli, marrëdhëniet Shqipëri-SHBA janë zhvilluar në fusha të ndryshme, duke përfshirë sigurinë, mbrojtjen, ekonominë, drejtësinë, arsimin dhe zhvillimin demokratik. Shtetet e Bashkuara kanë qenë një nga partnerët kryesorë strategjikë të Shqipërisë, duke mbështetur reformat institucionale, integrimin euroatlantik dhe modernizimin e vendit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

breshka e cmendur terrorizon pushuesit ne kroaci ia kafshoi vithet nje gruaje 6a685f2459b64
Lajmi i mëparshëm

Breshka “e çmendur” terrorizon pushuesit në Kroaci, ia kafshoi vithet një gruaje

pentagoni thote se nuk do te perfundoje shpenzimin e fondeve per ukraine 6a685fd07d7d0
Lajmi i radhës

Pentagoni thotë se nuk do të përfundojë shpenzimin e fondeve për Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë