breshka e cmendur terrorizon pushuesit ne kroaci ia kafshoi vithet nje gruaje 6a685f2459b64

Breshka “e çmendur” terrorizon pushuesit në Kroaci, ia kafshoi vithet një gruaje

July 28, 2026
1 minut lexim

Një breshkë e pazakontë, e cila thuhet se po sulmon njerëzit, ka shkaktuar shqetësim mes pushuesve pasi ka kafshuar tre persona përgjatë bregdetit Adriatik të Kroacisë.

Sipas raportimeve, një fëmijë dhe dy të rritur janë lënduar nga breshka. Mediat kroate bëjnë të ditur se fëmija dhe njëri prej të rriturve kanë pësuar plagë sipërfaqësore, ndërsa një grua ka mbetur me gisht të thyer dhe është kafshuar në vithe teksa notonte.

Sipas mediave lokale, vajza e gruas përshkroi momentin e sulmit:

“Nëna ime po notonte në Poštansko. Një zhytës i tha se një breshkë e madhe po afrohej drejt saj, por në momentin që e paralajmëroi, ajo tashmë e kishte kafshuar në kofshë dhe nuk po e lëshonte.”

Ajo shtoi se nëna e saj u detyrua ta godiste breshkën derisa ajo e lëshoi, ndërsa nga kafshimi i mbeti një mavijosje, shkruan Daily Star.

Drejtoresha e Shërbimit Lokal të Urgjencës Mjekësore, Antonija Zhaniq, bëri të ditur se gruaja u transportua në spital, ku mjekët konfirmuan se plagët ishin shkaktuar nga një breshkë dhe iu vendosën qepje.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

maya jama mahnit me paraqitjen ne finalen e love island 6a68447fe3f40
Lajmi i mëparshëm

Maya Jama mahnit me paraqitjen në finalen e “Love Island”

sot 104 vjet marredhenie diplomatike shqiperi shba 6a685f6f1979b
Lajmi i radhës

​Sot 104 vjet marrëdhënie diplomatike Shqipëri-SHBA

Të fundit nga

​Sot 104 vjet marrëdhënie diplomatike Shqipëri-SHBA

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot 104-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-SHBA u vendosën më 28 korrik 1922, pak muaj pas përfundimit të Konferencës së Paqes
ShkoLartë