SOS: Si funksionon mbrojtja civile e BE-së?

May 30, 2023
min lexim

Përmbytjet e fundit në rajonin Emilia-Romagna të Italisë tregojnë se mbrojtja e civile e BE-së ka probleme. Kjo mbrotje është shumë me rëndësi.

Në Bashkimin Evropian, vendet anëtare nuk janë plotësisht të vetme në rast fatkeqësie. Si në rastin e fundit në Itali, vendet mund të kërkojnë ndihmë nga shtetet e tjera anëtare. Mbrojtja e përbashkët civile është dëshmuar të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme, veçanërisht gjatë pandemisë korona.

Mbështetja e BE-së përfshin sigurimin e mallrave dhe pajisjeve të ndihmës, si dhe koordinimin dhe ndërmjetësimin. Pas përmbytjeve në Emilia-Romagna, për shembull, sistemet e pompimit të ujit me performancë të lartë u dërguan në Itali nga tre shtete anëtare.

Qendra e kontrollit të mbrojtjes së përbashkët civile evropiane është Qendra për Koordinimin e Masave Emergjente në Bruksel (ERCC = European Response Coordination Centre). Atje vështrohen pikat problematike dhe përpunohen pyetjet nga vendet e prekura.

Shtetet anëtare vendosin

Zyra qendrore ua përcjell pastaj kërkesat vendeve anëtare që ofrojnë ndihmë. Meqenëse mbrojtja civile kombëtare është në nivelin e shteteve anëtare, ato duhet të bien dakord për dërgimin e ndihmës.

Për të marrë ndihmë, shteti anëtar i prekur duhet të aktivizojë mekanizmin e mbrojtjes civile të BE-së duke dërguar një kërkesë në zyrën qendrore.

Rreth 50 punonjës, nga nëpunësit deri te menaxherët e operacioneve, më pas ua përcjellin kërkesën 27 vendeve anëtare dhe partnerëve ndërkombëtarë. Më pas ata mund të ofrojnë ndihmën e tyre në formën e ekipeve të shpëtimit, avionëve të zjarrfikësve ose furnizimeve me ndihma humanitare.

Detyrat e qendrës së asistencës në atë moment shkojnë përtej koordinimit dhe ndërmjetësimit. Që nga viti 2019, qendra menaxhon edhe rezervën e burimeve “rescEU”, e cila u krijua nga Komisioni Evropian. Kjo absorbon vështirësit shtesë në kohë krize.

Image

Janë shpeshtuar edhe zjarret

Spitali polak dhe helikopterët

Resurset rezervë përfshijnë qendrat e shpërndarjes në dhjetë shtete nëtare ku rezervat e ndihmës janë gati. Përveç kësaj, rezervat e BE-së përfshijnë spitalet polake dhe strehimoret e lëvizshme të urgjencës për personat e zhvendosur.

Veçanërisht e rëndësishme është e ashtuquajtura “rescEU Fleet”, një flotë ajrore e BE-së me aktualisht 22 avionë, pesë helikopterë dhe ekipe tokësore, e cila ofrohet nga shtete të ndryshme anëtare. BE financon mirëmbajtjen, karburantin dhe përcakton vendndodhjet e flotës. Ai synon të ofrojë ndihmë për shtetet anëtare në shuarjen e zjarreve në pyje.

Nxehtësia dhe zjarret në pyje

Vitin e kaluar, flota u përdor veçanërisht shpesh për të shuar zjarret në pyje të Francës dhe Portugalisë. Për shkak të zjarreve shkatërruese në rajonin e Mesdheut, Komisioni Evropian ndau një buxhet shtesë prej 170 milionë euro në tetor 2022 për zgjerimin e flotës ajrore “rescEU”.

Në vitin 2021, mbrojtja e përbashkët civile e BE-së ishte po ashtu shumë e kërkuar: më shumë se gjysma e angazhimeve kishin të bënin me luftën kundër pandemisë korona. Si trajtimi ndërkufitar i pacientëve ashtu edhe sigurimi i ekipeve dhe pajisjeve mjekësore ishin ndër sfidat më të mëdha në periudhën 2020-2022.

Ndihma përtej kufijve të BE-së

BE-ja nuk ndihmon vetëm vendet e veta anëtare, por edhe vendet e treta. Pas tërmeteve në Turqi dhe Siri në shkurt të këtij viti, kanë qenë punonjësit e Qendrës Koordinuese të BE-së që kanë koordinuar kërkesat e dy vendeve për ndihmë.

Përveç 27 vendeve të BE-së, nëntë vende të tjera janë pjesë e mekanizmit, si Islanda, Turqia dhe Ukraina. Përveç kësaj, organizata të rëndësishme ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara mund të kontaktojnë gjithashtu Qendrën e Koordinimit të Emergjencave të BE-së dhe të kërkojnë ndihmë.

Që nga viti 2001, mekanizmi i mbrojtjes civile të BE-së është aktivizuar gjithsej 650 herë – 106 prej tyre vetëm vitin e kaluar, kryesisht në kontekstin e agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Image

Katastrofat e vërshimeveFotografi: Armin Weigel/dpa/picture-alliance

Lufta është kriza më e madhe që qendra evropiane ka koordinuar deri më tani. Ndër të tjera, qendra shtesë logjistike janë ngritur në Poloni, Rumani dhe Sllovaki për të transportuar mallra të ndihmës humanitare më shpejt në Ukrainë, si dhe për refugjatët në vendet fqinje./DW

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kievi propozon një zonë të çmilitarizuar në Rusi

Story i radhës

​Miliardat e Al-Hilal ndryshojnë të ardhmen e Messit

Të fundit nga

ShkoLartë