Luigi Soreca është kthyer si ambasador i Bashkimit Evropian në Tiranë.
ABC News në Shqipëri ka njoftuar se Soreca do të kthehet pas largimit gjermanes Christine Hohman, e cila doli nga shërbimi diplomatik i BE-së për t’u rikthyer si pjesë e diplomacisë së Berlinit zyrtar – për t’u bërë ambasadore ne Irak.
Kujtojmë që Soreca ka qenë në këtë detyrë edhe gjatë viteve 2018-2022.
Ndërsa prej datës 1 shtator ai do ta ridrejtojë Delegacionin e BE-së në Tiranë.