Sony shokon përdoruesit me pajisjen e re PlayStation VR2

min lexim

Sony më në fund ka zbuluar se kur pajisja e gjeneratës së ardhshme të realitetit virtual do të mbërrijë dhe sa do të kushtojë.

Çmimi i saj është ndjeshëm më i lartë sesa shumica e njerëzve kanë menduar me PlayStation VR2 që del në shitje nga 22 Shkurti për 550 dollarë.

Është më tepër sesa çmimi i një PlayStation 5, hardueri bazë i nevojshëm për përdorimin e pajisjes së realitetit virtual.

Në Evropë përdoruesit duhet të paguajnë 600 euro për PS VR2 dhe në Britani 530 paund. PS VR2 vjen me kontrollorët Sense dhe kufjes stereo. Një paketë së bashku me Horizon Call of the Mountain do të kushtojë 600 dollarë. Ndërsa stacioni i karikimit për kontrollet 50 dollarë më shumë.

Për ata që kanë xhepa të thellë, porositë fillojnë nga data 15 Nëntor. Hardueri më i fundit VR i Sony ka një rezolucion 2000×2040 piksel me mbështetje për 4K HDR, fushëpamje prej 110 gradë dhe frekuencë rifreskimi prej 120Hz.

Do të mbështetë audio 3D dhe gjurmim të syrit ndërsa kontrolloerët Sense marrin prej feedbackut haptik dhe butonave adaptivë të DualSense.

PS VR2 është shoku më i fundit që vjen nga Sony për përdoruesit pas rritjes së kostos së PS5 me 200 dollarë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Cinizmi i Mourinhos

Story i radhës

Erdogan paralajmëron referendum për shaminë e kokës

Të fundit nga