Sony PlayStation paditet në gjykatë, kërkohet dëmshpërblim 5 miliardë paund

1 minut lexim

Sony PlayStation është paditur në Britani ku i kërkohet të dëmshpërblejë konsumatorët me 5 miliardë paund lidhur me lojërat e mbi tarifuara.

Padia është bërë nga kampioni i të drejtave të njeriut Alex Neill dhe nëse e fiton këtë betejë do të shohë 9 milionë konsumatorë të kompensohen.

Ai pretendon se Sony ka shkelur ligjin e konkurrencës duke vendosur terma dhe kushte të padrejta mbi zhvilluesit e lojërave dhe si rezultat rritur çmimet.

Padia thotë se gjiganti i gaming ka abuzuar me pozitën dominuese në treg duke imponuar terma dhe kushte për zhvilluesit përfshirë komisionin 30% për çdo lojë dixhitale apo blerje brenda tyre bërë përmes PlayStation Store.

Sipas padisë kjo ju ka kushtuar konsumatorëve Britanikë 5 miliardë paund në 6 vitet e fundit. Përllogaritet që dëmet për individ janë 67 deri në 562 paund.

Nuk është hera e parë që shqetësime rreth komisioneve mbi platformat dixhitale ngrihen. Veprime ngjashme ligjore janë ndërmarrë në vend të ndryshme të botës edhe ndaj Apple dhe Google. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjermania refuzon propozimin për furnizimin e Ukrainës me armatim shtesë

Story i radhës

Sot në mëngjes është regjistruar tërmet në Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga