Në listën e 30 kandidatëve për Topin e Artë është i pranishëm edhe Cristiano Ronaldo, çmim ky që do të ndahet mbrëmjen e sotme dhe që ka si favorit të madh Karim Benzema.
Ajo që bën zhurmë megjithatë është përjashtimi i Leo Messit. Argjentinasi, përveçse ka fituar 7 herë Topin e Artë, prej 16 vitesh ka qenë në listën e finalistëve, por këtë herë jo.
Megjithatë, nuk është vetëm Messi një emër i madh që do të mungojë, mungojnë gjithashtu edhe Neymar me Donnarumma, shokët e tij të ekipit. Mungesa të tjera të mëdha janë gjithashtu edhe Di Maria, Toni Kroos, Sergio Ramos, David Alaba dhe Leory Sane