Sondazhi i Institutit Demokratik: 73% të qytetareve janë Pro Vetingut në drejtësi dhe Pro Ligjit Anti Mafia!

min lexim

Gjatë prezantimit hulumtuese të Institutit Demokratikë u konstatua se 73% të qytetareve të Kosovës presin një Veting gjithëpërfshirës në sistemin Prokurorial dhe në atë gjyqësorë. Vite me radhë është përfolur me të madhe se Shteti i Kosovës ka probleme me sundimin e ligjit me integritetin e disa gjyqtareve dhe prokurorëve, të cilët ju shmangën ballafaqimit për ta luftuar krimin dhe korrupsionin. Shumë herë në forumet dhe tryezat e ndryshme u diskutua për nepotizmin, familjarizimin në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Për shkak të këtyre ndodhive vite me radhë shumë lëndë, të cilat kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe korrupsionin kanë mbetur nëpër procedurat e gjykatave, duke u kthyer në rigjykime të njëpasnjëshme. E për këtë kanë pësuar qytetaret e pafajshëm, të cilët duke u mbështetur në sistemin e Drejtësisë të shtetit kanë pritur me vite e vite që kontestet e natyrave të ndryshme ti zgjidhin nëpërmes gjykatave tona. Duhet theksuar institucionet kredibile, të cilat monitorojnë punën e Sistemit të Drejtësisë të Prokurorive dhe Gjykatave shumë herë kanë dalur me raporte negative për punën dhe rezultatet e sistemit Gjyqësor në Kosovë. Këto institucione kanë konstatuar se në të kaluarën politika i ka futur duart në Sistemin e Drejtësisë duke ndikuar në politikën kadrovike të prokuroreve dhe gjyqtarëve, të cilët ishin më të preferuar për ti shërbyer politikës në pushtet. Kjo ka bërë që nga pas lufta të mbesin në heshtje disa vrasje të karakterit politikë duke mos u zbuluar asnjë deri më sot. Për shkak të sistemit të brishtë të Drejtësisë në Kosovë, dhe devijimeve më të ndryshme në zbatimin e ligjit kundër keqpërdoruesve dhe shkatërruesve të pasurisë publike në Kosovë në shoqërinë Kosovare janë krijuar tri kategori të klasave qytetare.. Kategoria e parë është klasa e milionerëve të cilët që nga pas lufta duke u thirrur në emër të patriotizmit dhe të çlirimtarëve arritën ti rrëmbejnë dhe ti zhvatin ish fabrikat dhe kapacitetet tjera ekonomike të qytetareve të Kosovës. Kjo kategori përmes shantazheve dhe grupet e interesit arriti të bëhet pjesë e institucioneve shtetërore duke u konsoliduar në politikë me qëllim të ruajtjes të kapitalit të cilën e arritën përmes formave më abuzive.

Instituti Demokratikë i Kosovës këto ditë përmes raportit hulumtues arriti të marr disponimin e qytetareve që përmes sondazhit ku konstatoj se 73% kërkojnë sa më parë të fillojë vetingu në Sistemin e Drejtësisë. Ky është disponimi i qytetareve të cilët kërkojnë që përmes vetingut më në fund në Sistemin Prokurorial dhe Gjyqësorë përmes vlerave profesionale dhe integritetit moral më në fund të zgjidhen Prokurorët dhe Gjyqtarët të cilët ja dojnë të mirën këtij Shteti. Po ashtu është imperativë i kohës që sa më parë të hynë në funksion ligji Anti Mafia i cili do të parandalonte dhe sanksiononte të gjithë ata individ të cilët përmes formave abuzive kanë krijuar pasuri dhe kapitalë të pa justifikueshme. Duhet theksuar se këto reforma janë të pa shmangshme, këto i bënë të gjitha shtetet me të cilat dikur ishin pjesë e sistemit komunistë. Tani me ndryshimet Sistemore të Shteteve të Ballkanit duke aplikuar dhe përfaqura Sistemin Demokratikë përvojat po tregojnë se ligji Anti Mafia ka dhënë dhe po jepe rezultate konkrete në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe formave tjera abuzive në shoqëritë demokratike.

Story i mëparshëm

Trupi 22-vjeçarit nga Kumanova dërgohet në morgun e Tetovës

Story i radhës

Momenti kur aeroplani i ushtrisë ruse rrëzohet në shkëmb dhe shpërthen në Krimenë e aneksuar

Të fundit nga